Radar
Sali Berisha: Yuri Kim si guvernatore, bën veprime anti-opozitare
Sali Berisha ka reaguar sërish për qëndrimin e ambasadores Yuri Kim ndaj tij.
Sipas Berishës, ambasadorja e SHBA në Tiranë po sillet si guvernatorë dhe nuk do pajtohet kurrë me veprimet e saj.
“Ju garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt të madh me ambasadoren kur vepron në përputhje me përfaqësimin e Joe Biden. Por nuk pajtohem kurrë kur ajo vepron si guvernatorë. Pavarësisht se kë përfaqëson në kundërshtim me konventën e Vijenës unë do e kundërshtojë dhe denoncojë,” -u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Yuri Kim vijon të mbështesë qeverinë dhe të veprojë kundër opozitës.
“Politikat e SHBA në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend.
Por nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës. Veprime të mirëfillta anti-opozitare.
Shqiptarët duhet të jenë partnerë besnik të SHBA por sovran dhe që vendosin me liri,”– tha Berisha.