Mix
Sa vite më të rinj duken ata që bëjnë seks më shpesh?
Njerëzit me jetë të kënaqshme seksuale duken dhe tetë vite më të rinj. Sipas një studimi nga psikologët e Universitetit Wilkes, marrëdhëniet e shpeshta seksuale (1-2 herë në javë) duket se rrisin nivelet e imunoglobulinës A, e cila është e përfshirë në forcimin e mbrojtjes së trupit.
“Imunoglobulina A është linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër viruseve”, tha psikologu kryesor Dr. Karl Çarnetski. Studimi u krye me 111 studentë dhe zbuloi se ata që bënin seks 1-2 herë në javë kishin gjithashtu 30% nivele më të larta të imunoglobulinës A në gjakun e tyre.
Duhet theksuar se në lojën e mbrojtjes së fortë nuk përfshihen vetëm lidhja e dashurisë, por edhe puthjet. Sipas ekspertëve, puthjet bëhen mbrojtëse përmes shkëmbimit të mikroorganizmave me pështymë, e cila është e vlefshme për trupin.
Përveç kësaj, seksi (i sigurt) kur bëhet shpesh jep mirëqenie fizike dhe mendore, që është një faktor i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes. Burrat dhe gratë me frekuencën më të lartë të orgazmave vlerësohet se mund të “fitojnë” edhe 3-8 vjet jetë.
Studimet tregojnë se rreziku i vdekshmërisë është deri në 50% më i ulët tek ata që kanë një frekuencë të shtuar të kënaqësisë seksuale krahasuar me ata që kanë më pak orgazma. Përveç kësaj, një studim suedez zbuloi se një rritje e frekuencës së marrëdhënieve (3 herë në javë) lidhej me një jetëgjatësi më të lartë në krahasim me ata që kishin më pak kontakt seksual.