Mix
Puna si kamariere në klub nate në Kanada, flet ish-partnerja e Stresit: E bëj me krenari! Ja sa fitoj
Jeta e Keisit, ish-partneres së Stresit ka qenë në qendër të diskutimit në faqet rozë për shkak të punës si kamariere në një klub nate në Kanada.
Në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra” në Top Channel, Keisi tregoi se si qëndron e vërteta e punës së saj, ku siguron të paktën 500 dollarë për rreth pesë orë e gjysmë.
Keisi: Nuk është hera e parë që flasin për jetën private dhe jam mësuar, por kur vjen tek pjesa e punës, e bëj me krenari dhe nuk më pëlqen që thanë se e kam mohuar. Ishte diçka absurde se unë postoj minimumi 3 herë në javë. Unë nuk kam promovuar që punoj në bankë dhe kam promovuar që punoj këtu sepse më duhet.
Në bankë punoj nga ora 12 deri në 8. Në darkë punoj në një lounge si kamariere nga ora 10 deri në orën 2. Bëjmë dhe punët për të rregulluar pas që shkon deri 3 e gjysmë. Të dielën i them se kur kam mundësi të punoj tek kjo puna e dytë.