Radar
“Një maloke më pak”, qytetarët ngrihen në protestë para KPK kundër diskriminimit

Qytetarët janë ngritur në protestë para organeve të Vetting-ut, për të kundërshtuar diskriminim dhe paragjykimet për shkak të krahinave dhe origjinës.
Nën moton “Një maloke më pak”, qytetarët janë mbledhur para KPK-së, në mbështetje të kryeprokurores Elisabeta Imeraj c eila pak ditë më parë u etiketua si maloke gjatë seancës së rivlerësimit në KPK.
Imeraj lexoi para të pranishmëve në seancë një SMS, ku se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.
“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ajo u përgjigj duke qeshur: ‘Çfarë të duhet, një maloke më pak?
Madje nga Tropoja. Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, tha Imeraj duke lexuar mesazhin.