Radar
“Një maloke më pak”, qytetarët në protestë përpara komisionit të vetingut
Një protestë e shoqërisë civile kundër diskriminimit po mbahet në ambientet e jashtme të zyrave të Komisionit të Vetingut në Tiranë.
Protesta vjen si një indinjatë kundër pretendimeve për diskriminimin krahinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët arrijnë të kalojnë në filtrat e vetingut.
Shkak është bërë seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.
Në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka deklaruar se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.
“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit.
Ajo u përgjigj duke qeshur: ‘Çfarë të duhet, një maloke më pak? Madje nga Tropoja. Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, tha Imeraj duke lexuar mesazhin.