Lidhu me ne

Aktualitet

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për situatën e tyre financiare në 12 muajt e ardhshëm

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për

Shqiptarët janë më pesimistë se kurrë për situatën e tyre të pritshme familjare gjatë 12 muajve në vijim, madje pritshmëritë janë më negative edhe se në prill 2020, kur vendi po vuante pasojat e karantinës, si rrjedhojë e masave për kufizimin e pasojave të pandemisë së Covid-19.

Shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve në një kohë që të ardhurat e tyre nuk po rriten po bën që gjithnjë e më shumë familjarë të parashikojnë vështirësi me financat e tyre në të ardhmen.

Në anketën e besimit konsumator për muajin mars 2022, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, balanaca e përgjigjeve ishte negative prej -12.99, niveli më negativ i regjistruar ndonjëherë, që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë publikon gjetjet e sondazhit.

Ky nivel është madje më negativ se maji 2020, (prej -8.2), kur familjet po ndienin pasojat që dha në ekonomi Covid-
19 (shiko grafikun Situata financiare e familjes gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm).

Të anketuarve u bëhet pyetja e mëposhtme:

Si prisni të ndryshojë situata financiare në familjen tuaj gjatë 12 muajve të ardhshëm?

1. Do të përmirësohet shumë
2. Do të përmirësohet
3. Nuk do të ndryshojë
4. Do të keqësohet
5. Do të keqësohet shumë
9. Nuk e di

Balanca negative do të thotë që rreth 13% më shumë të anketuar presin që situata financiare në familjen e tyre të përkeqësohet, sesa ata qw presin të përmirësohet.

Të dhënat e anketimit tregojnë se deri në mars 2020, pritshmëritë e familjeve për të ardhmen e tyre përgjithësisht ishin pozitive.

Pas pandemisë, balanca e përgjigjeve u bë negative për herë të parë, duke kulmuar në maj 2020. Me hapjen e ekonomisë, treguesi kaloi gradualisht në pozitiv, duke arritur nivelin më të lartë në shtator 2021.

Por, me rritjen e çmimeve, gjithnjë e më shumë familjarë filluan të ishin pesimistë, ndërsa përkeqësimi ishte shumë i ndjeshëm në mars, që përkon me shtrenjtimin e ndjeshëm të pothuajse çdo produkti.

Jo vetëm pritshmëritë janë negative. Konsumatorët rezultojnë që kanë parë përkeqësim të situatës familjare edhe gjatë muajve të fundit. Balanca e përgjigjeve në mars 2022 për pyetjen “Si ka ndryshuar situata financiare e familjes suaj gjatë 12 muajve të fundit?” është sërish negative (-16.08), ndër më të ulëtat historike.

Që nga tetori 2021, gjithnjë e më shumë familje deklarojnë se situata financiare është përkeqësuar në raport me ata që mendojnë se situata është përmirësuar.

Në fakt, nga marsi 2020, kur nisi pandemia, familjarët që mendojnë se situata e tyre në 12 muajt e fundit është përkeqësuar mbizotërojnë ndaj atyre që vlerësojnë të kundërtën (shiko grafikun: Situata financiare e familjes gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit).

Përkeqësimi i vlerësimeve dhe pritshmërive të familjarëve për situatën e tyre financiare duket i
lidhur ndjeshëm me rritjen e çmimeve. Që nga muaji tetor, konsumatorët po e ndjejnë barrën e
shtuar në buxhetet e tyre nga rritja e çmimeve.

Indeksi i besimit konsumator, që matet nga Banka e Shqipërisë, u drejtor individëve ndër të tjera edhe pyetjen: “Si mendoni se kanë ndryshuar çmimet gjatë 12 muajve të fundit?”: janë rritur shumë, janë rritur në mënyrë të moderuar, janë rritur pak, pothuajse të pandryshuara, janë ulur?.

Duke filluar që nga tetori, balanca e përgjigjeve tregon se konsumatorët gjithnjë e më shumë po e ndjejnë dukshëm rritjen e çmimeve katër muajt e fundit (shiko grafikun: Çmimet gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, maj 2016-mars 2022).

Balanca e përgjigjeve në mars ishte 37.5 (e rregulluar sezonalisht), që do të thotë që 37.5% më shumë konsumatorë mendojnë që çmimet janë rritur se ata që mendojnë se janë ulur.

Treguesi është rritur ndjeshëm, në raport me shtatorin kush ishte vetëm 0.57 dhe është më i larti që nga maji 2016, kur Banka e Shqipërisë ka filluar të raportojë të dhënat./Monitor

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

FotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në...

Mix5 orë më herët

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve...

Mix5 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Nëse ke ndjerë se gjithçka po ecën me ritme të ngadalta dhe se edhe aktivitetet më të thjeshta kërkojnë përpjekje...

Mix6 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix6 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix8 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar9 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix9 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix10 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix10 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Facebook