Lidhu me ne

Mix

Elena Ferrante: Mikesha ziliqare

Përktheu Beti Njuma

Nga “The guardian”

Nëse duam të tregohemi të ndershëm, duhet të rrëfejmë ndjenjat tona të këqia.

Në parim, ne e mbrojmë të vërtetën duke treguar të vërtetën për vetveten.

Kam mësuar se ndjenjat e këqija janë të pashmangshme; nëse duam të tregohemi të ndershëm me veten dhe të tjerët, ne duhet t’i shprehim ato. Duhet të na bëhet shprehi.

Si? Para së gjithash duke e detyruar veten të mos i maskojmë ato si ndjenjat e një njeriu të patrembshëm që e ka të vërtetën shumë të rëndësishme. A mos po torturohemi nga mirësia femërore e një mikeshe të cilën të gjithë e pëlqejnë, ndërsa ne na duhet të luftojmë për thërrimet e saj të dashurisë? Bukur: nuk duhet të reagojmë duke i thënë gjithkujt se suksesi i saj është rezultat i një hipokrizie të orkestruar me shume kujdes. Mbi të gjitha nuk duhet ta përligjim apo ta përgojojmë duke thënë se është dashuria për të vërtetën ajo që na prin, që na bën po aq hipokritë sa ajo.

Në vend të kësaj, le të përpiqemi. Le të mësohemi të mendojmë se mirësia e shoqes është e lindur dhe ta reduktosh atë në një ushtrim mjeshtëror hipokrizie është thjesht shenjë e zilisë që ndiejmë. Nga kjo përpjekje, sigurisht askush nuk përfiton: ne mbetemi ziliqarë, dhe vazhdojmë të vuajmë prej saj. Padyshim, a jemi ndjerë më mirë kur luanim rolin e një personi të çiltër, që luftonte kundër mashtrimit?

Pra çfarë duhet të bëjmë? Epo, duhet të bëjmë një përpjekje tjetër: të gjejmë tonin e duhur me të cilin t’i rrëfejmë mikeshës sonë se suksesi i saj na lëndon, se e kemi zili, se na vjen turp nga vetja kur, në vend që ta pranojmë se ajo zotëron cilësi që ne s’i kemi, sillemi poshtë e përpjetë duke thënë se ajo është hipokrite. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atehëherë kemi hedhur dy hapa gjigantë.

Së pari do të zbulojmë se e mbrojmë në parim të vërtetën duke thënë të vërtetën për vetveten. Dhe së dyti, do të fitojmë diçka shumë më të admirueshme sesa mirësia e lindur: aftësinë për të shqyrtuar dhe kontrolluar vetveten.

Por, po sikur mikesha jonë të ishte njëmend hipokrite? S’ka problem. Është një lojë e rrezikshme për t’u luajtur dhe shumë shpejt mikeshës do t’i dalin të palarat në shesh: do ta humbasë reputacionin që ka fituar dhe ne do të lumturohemi. Po, do të lumturohemi, dhe përsëri do të duhet të bëjmë llogaritë me një ndjenjë të keqe: kënaqësinë e ligë të të qenit dëshmitare në rënien e njerëzve të suksesshëm, kënaqësinë e regjistrimit të pështjellimit dhe dëshpërimit të tyre pas një periudhe të lumtur.

Si duhet të sillemi pas kësaj? Mos vallë do të ndjehemi në anën e fitimtarit, do t’i tregojmë ngadhnjyeshëm gjithkujt se ishim ndër ata që e kuptuam të parët se mikesha jonë – që s’është më mikesha jonë – ishte një hipokrite?

Jo: edhe një herë duhet të përpiqemi të jemi të sinqertë me vetveten. Do ta pranojmë se na shijojnë fatkeqësitë e të tjerëve, do ta pranojmë se kjo na jep një ndjesi çlirimi. Nga Shën Agostini e më pas, duke folur me çiltërsi brutale, jo me të tjerët por me vetveten, ndonjëherë kjo na shpëton që ç’ke me të!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore18 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix19 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar19 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar2 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook