Kryesore
Yuri Kim, në ç’orë duhet të flemë në mbrëmje?
Koment nga Elona Caslli

Yuri Kim, në ç’orë duhet të flemë në mbrëmje?
Nuk isha e pranishme në leksionin e fundit që mbajte për gjumin dhe nuk e di në çfarë ore të fle.
Mund të fle pas orës 23.00 apo më bën dëm për shëndetin?!
Post Scriptum- Ma bëj hallall Yuri, po ty të kemi për këto punë.
Te leksioni me titull ” Kur dhe si duhet të bëjnë dush shqiptarët” nuk do të mungoj.
Të jap fjalën.
Thank you Yuri!