Lidhu me ne

Radar

Rekord tenderash në çdo sektor, si u favorizua Shefqet Kastrati nga qeveria Rama

Rekord tenderash në çdo sektor, si u favorizua Shefqet Kastrati nga

Tenderat, koncesionet dhe VKM-të janë kthyer në një favor për qeverinë. Jo pak herë janë vënë në diskutim për parregullsitë në procesin e miratimit dhe dhënies, për faktin se pjesën dërrmuese e kanë përfituar eksponentë dhe shoqëria të afërta me qeverinë në pushtet.

“Kastrati Group” rezulton një ndër shoqëritë me numrin më të lartë të VKM-ve dhe koncesioneve të marra në Shqipëri, sipas raportimit të faqes “Punë Oligarkësh”. Nga një hulumtim, rezulton se të paktën 7 VKM dhe ligje janë dhënë dhe miratuar në favor të “Kastrati Group”, në pronësi të Shefqet Kastratit.

Duke filluar nga koncesioni për aeroportin e Tiranës, marrja në pronësi e ujit Selita, aeroporti i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” e deri te ndërtimi i Rrugës së Kombit, ‘Kastrati Group’ ka lëvruar nga buxheti i shtetit, shuma të mëdha dhe sipërfaqe toke për zbatime projektesh e koncesionesh.

Kastratit i është dhënë nga qeveria në bazë të VKM 508 dt. 17.7.2019 me 1 euro 353.686 m2 Kastratit për ujin Selita. Po ashtu, me 1 euro i janë dhënë 2.6 milionë m2 tokë në Sarandë, në bazë të VKM 514 dt. 1.7.2020.

Koncesioni në Porto Romano i është dhënë shoqërisë “Kastrati Group”, sikurse edhe Porti Ushtarak i Sarandës me VKM VKM 515 dt. 1.7.2020. Grupi “Kastrati” zotëron dhe 50% të aksioneve të “Albanian Highway Concession”, që menaxhon koncesionin e Rrugës së Kombit.

Në 2019-ën, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Thuajse çdo sektor i ekonomisë së vendit, zotërohet nga aksionet e “Kastrati Group”. Pronari i grupit Kastrati është etiketuar edhe nga radhët e opozitës si oligarku që pastron paratë e qeverisë Rama.

MË TEPËR

Temporal5 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike7 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet8 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske8 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar9 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar9 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar9 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook