Lidhu me ne

Kryesore

“Nga çeshtjet e PD-së, negociatat për presidentin dhe përplasja me Kim” – Deklaratat e Berishës pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka bërë me dije çështjet për të cilat kanë diskutuar. Ai foli gjithashtu për përplasjen e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Çështjet që u diskutuan në mbledhje

Berisha tha se në mbledhje diskutuan për çështje të brendshme në PD. Ai u tha gazetarëve se kanë marrë listat e zgjedhjeve të kaluara dhe do i dërgohen kryesisë.

“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet gjatë këtyre javëve për Kryesitë, për kryetarët dhe tani disponohen lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 Dhjetorit 2022.

Lista do dërgohet Kryesive të PD-së të cilat do jenë ato që do japin përfundimtare.

Kam besim të plotë se ekziston vendosmëria për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD-së të votojë, të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës, grupseksionit dhe kështu me radhë.

Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast dua të garantoj çdo anëtar të PD-së se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç pajisjes me dokumente të PD-së dhe jo për qëllime votimi.

Këtu duhet të jemi shumë të qartë. U ra dakord që çdo proces odit, ku një anëtar ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët, përputhshmërisë së tij me statutin.

Në këtë diskutim të zgjeruar, diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera përveç organizatat partnere dhe ky bashkëpunim do jetë lokal dhe qendror. Pra PD do hapet.

U diskutua dhe u ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD-së në emigracion dhe diasporë. Pra ishte siç e shikoni një mbledhje kryekëput kushtuar problemeve organizative të PD-së.”- tha Berisha.

“As guvernatorja, as Zeusi s’e caktojnë dot kryetarin e PD-së”

Berisha i është përgjigjur edhe njëherë ambasadores Kim se ajo nuk ka tagër në ndërhyjë në punët e brendshme të PD-së apo zgjedhin kryetarin e saj.

“Kryetari i PD-së u shkarkua në datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve të saj në 18 dhjetor. Përveç anëtarëve të PD-së me votën e lirë, asnjeri cilidoqoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk kanë tagër për të emëruar kreun e PD-së.

Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës. Kam patur rastin të dërgoj dhe mesazhin e përsëris përsëri këtu, se as kryetarin e as Kryesinë nuk do mund ta përcaktojë dot kush për këtë parti, veç anëtarësia e saj.

Ai (e ka fjalën për Alibeajn) është kryetar i grupit parlamentar. Kërkesa e vetme është kjo, që vendimet e grupit të merren nga kryesia e grupit parlamentar dhe në raste të caktuara Komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë por vija politike është e qartë.”– tha Berisha.

Kush ishte negociatoi i Kim-it që i shkroi në zyrë?

Ai u pyet edhe se cili është “negociatori” i ambasadores Kim që i shkoi atij në zyrë, por Berisha refuzoi ta bënte me dije.

“Një i dërguar privat është privat dhe unë s’mund ta bëj publike por ia kam bërë të qartë se s’mund të pranoj kurrë ndërhyrje për çështjet e kryetarit dhe asnjë çështje tjetër të brendshme në PD. E kam bërë të qartë se nuk pranoj ndërhyrje nga kurrkush.”-theksoi Berisha.

Komenti për ambasadoren Kim

Gazetarët u ndalën tek deklarata e djeshme Kim, që shkruante se kishte takuar Enkelejd Alibeajn si “kryetar i PD-së”, por Berisha tha se ky ishte vetëm një dështim i paralajmëruar i saj.  

Berisha e ka akuzuar ambasadoren Kim se ka lënë mënjanë detyrën duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të një force politike.

“Ishte një dështim i paralajmëruar. Siç e dini, Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me Konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të hyjë në jetën e brendshme të një force politike.

Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se çfarë përpjekjesh, imagjinoni në çfarë gjendje ka qenë PD-ja, sikur të ishte seksioni i një ambasade, i një guvernatoreje, s’dua ta përdor termin ambasadë, ambasadat janë të respektuara.

Zonja në fjalë shkel çdo rregull. Preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur te Edi Rama dhe Lulzim Basha që të bëjë atë rol që i ka caktuar vetes.” – tha Berisha gjatë deklaratës për mediat.

Zgjedhja e Presidentit

Berisha foli edhe lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai theksoi se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.

“Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i cili do të zgjidhët nga Kuvendi i 30 prillit. Nëse do të propozojë opozita për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga  organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD-së.”- tha Berisha.

“Do e votonit Bashën president?”

Ish-kryeministri u pyet nga gazetarët nëse do e votonte Lulzim Bashën si president.

Por ai nisi të qeshë dhe u përgjigj: “A ka mundësi të mos bëni shaka?! Lëreni se ai e përgënjeshtroi këtë gjë. Mos të merremi me gjëra të tilla.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook