Mix
Ed Sheeran fiton betejën gjyqësore për këngën “Shape of you”!
Ed Sheeran ka fituar një betejë të Gjykatës së Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017, “Shape of You”.
Një gjykatës vendosi këtë të mërkurë, më 6 prill, se kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë këngën e vitit 2015 “Oh Why” nga Sami Chokri.
Chokri, i cili interpreton nën emrin Sami Switch, dhe bashkëshkrimtari i tij Ross O’Donoghue, pretenduan se pjesa “Oh I” në “Shape Of You” është “çuditërisht i ngjashëm” me refrenin “Oh why” në këngën e tyre.
“Shape of You” ishte kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017 dhe është kënga më e transmetuar ndonjëherë nga Spotify. Ajo u shkrua së bashku me bashkëpunëtorët e Sheeran, John McDaid të Snow Patrol dhe producentin Steven Mccutcheon, të cilët gjithashtu mohuan akuzat për kopjim.
Procedurat ligjore u nisën në vitin 2018 dhe përfunduan në një gjyq 11-ditor në Londër muajin e kaluar.