Lidhu me ne

Mix

16 gjëra të vogla që mund të bëni çdo ditë për të qenë shumë më të zgjuar

Inteligjenca është diçka mjaft fleksibël dhe ka shumë gjëra që mund të bëni për t’i dhënë një shtysë. Për të arsyetuar në mënyrë të zgjuar mendjes suaj i duhen tre gjëra: të ushtrohet në arsyetim, të ketë shumë informacion dhe të fokusohet në një problem apo ide.

Ja disa gjëra të vogla që mund të bëni çdo ditë që të bëheni më të zgjuar:

Pini ujë. Kur zgjoheni, trupi juaj nuk ka marrë ujë prej 6-9 orësh. Dy gota të mëdha me ujë do të zhbëjnë deficitin që keni nga gjumi. Studimi mbi fëmijët ka treguar se të pirit më tepër ujë ka rritur aftësitë e tyre mendore. Ndaj sigurohuni që truri juaj të mos jetë i dehidratuar në fillim të ditës.

Lexoni përmbledhjet. Të lexuarit libra është shumë gjë e mirë, por në mëngjes ju duhet diçka më e shkurtër. Në vend që të lexoni artikuj lajmesh që kanë pak impakt në inteligjencën tuaj, lexoni përmbledhjet e librave më të shitur.

Dëgjoni përmbajtje cilësore. Gjatë rrugës për në punë, apo në një xhiro me biçikletë ju mund të dëgjoni nga celulari juaj audio me përmbajtje stimuluese intelektuale. Këto mund të jenë fjalime, podcast-e, libra, etj.

Zëvendësoni kafen me çajin jeshil. Çaji jeshil përmban L-teaninën, një aminoacid që rrit valët alfa në trurin tuaj. Ndryshe nga kafja që mund të shkaktojë ankth në disa persona, çaji jeshil ju ndihmon të relaksoheni dhe të fokusoheni, pa shkaktuar përgjumje. L-teanina gjithashtu rrit shëndetin kardiovaskular.

Bëni pauza gjumi. Është vërtetuar se të flini gjatë ditës rrit shpejtësinë tuaj të të mësuarit. Pasditja rreth orës 4 është perfektë për të bërë një pushim të shkurtër gjumi, pasi rrit gatishmërinë tuaj dhe produktivitetin për pjesën tjetër të ditës.

Hiqni dorë nga sheqeri. Përpiquni të mos konsumoni sheqerna gjatë kohës kur ju duhet të përqëndroheni, pasi efekti i sheqerit bën që truri juaj të mos funksionojë në mënyrë efektive. Zëvendësojini gjërat e ëmbla me ushqime si veza apo peshku.

Ushqehuni me informacion stimulues. Truri ka aftësinë të përshtatet më informacionin të cilin ju i ushqeni. Nëse e bombardoni me informacion të shpejtë dhe jo stimulues, fokusi juaj do të shkatërrohet. Ndaj kaloni sa më shumë kohë me gjëra që ju mbajnë të përqendruar dhe në mendim.

Mos shiko televizor. Kur ju shikoni televizor, truri juaj është në një gjendje pasive, pasi konsumon informacion, por nuk e proceson apo ndërvepron me të. Studimet kanë treguar se lojërat janë më të mira për të rritur fleksibilitetin e mendjes suaj.

Lexoni libra. Ashtu si të luajturit lojëra, edhe leximi i një libri është një formë aktive ushtrimi për trurin. Përpiquni të lexoni sa më shumë libra që ju detyrojnë të ndërtoni imazhe në kokë gjatë kohës që lexoni.

Mësoni programimin. Dikur të programoje ishte diçka shumë e vështirë, por sot ka mjaft aplikacione të thjeshta dhe zbavitëse. Të programuarit ju ndihmon të ushtroni logjikën dhe rrit aftësitë tuaja në tregun e punës.

Ushtrohuni fizikisht. Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm. Trupi dhe truri janë të lidhur ngushtë, ndaj ushtrimi fizik ndihmon edhe trurin të funksionojë më mirë. Nuk keni pse të shkoni në palestër çdo ditë, mjafton të bëni disa ushtrime të thjeshta gjatë ditës, të cilat do të kenë një impakt të madh.

Ndikohuni nga njerëz të zgjuar. Është një fakt i njohur nga shkenca se zakonet përhapen përmes rrjeteve shoqërore. Duke ekspozuar veten tuaj ndaj njerëzve më të zgjuar, ju mund të përfitoni shumë nga ta.

Zihuni. Të futeni në debate miqësore me njerëz që nuk bien dakord me ju në çdo temë është shumë pozitive, pasi ju lejon të forconi argumentet tuaja dhe të bindeni kur e keni gabim. Në të dyja rastet ju dilni i fituar, pasi ose do të bindni tjetrin duke arsyetuar, ose do të eliminoni një bindje të gabuar që kishit më parë.

Ecni në natyrë. Të bërit një shëtitje në natyrë ka një numër të madh përfitimesh. Oksigjeni më i lartë në ajër ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në qetësimin e trurit. Nëse bëni një shëtitje gjatë kohës së pushimit të drekës, kjo do t’ju ndihmojë të mendoni më mirë gjatë gjithë ditës.

Mbani një bllok shënimesh. Mendjet e ndritura si Leonardo Da Vinci mbanin gjithmonë me vetë një bllok shënimesh. Atje ata shkruanin idetë e tyre, bënin skica dhe ngrinin pyetje që duhet t’u përgjigjeshin më vonë. Duke pasur një bllok të vogël, ju mund të trajnoni kuriozitetin tuaj dhe të menduarit logjik.

Planifikoni. Duke planifikuar të nesërmen një ditë më parë, ju mund të punoni në mënyrë më produktive. Shumë njerëz janë të zënë gjatë gjithë ditës, por jo produktivë. Një pjesë e rëndësishme e të qenurit të zgjuar është të kuptoni se të punuarit fort është inferiore ndaj të punuarit në mënyrë të zgjuar. Ndaj mendoni paraprakisht.

Podiumi.com

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix3 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix3 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix3 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet3 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal3 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar3 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore3 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix20 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook