Lidhu me ne

Aktualitet

Yuri Kim: I shërben Edi Ramës

Sjellja e ambasadores amerikane duke njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së përkundër vendimit të gjykatës, prodhoi një reagim tejet të ashpër të Partisë Demokratike.

Partia më e madhe opozitare, e drejtuar sipas vendimit të gjykatës nga Komisioni i Rithemelimit, bëri një akuzë të fortë ndaj Yuri Kim.

“Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët.” – thuhet në reagim.

Një betejë e tillë tashmë frontale mes diplomates më të rëndësishme në vend dhe partisë më të madhe opozitare është fryt i angazhimit agresiv të Yuri Kim në politikën e brendshme të vendit. Që nga shprehja “mos hani bar” deri tek thirrja për të shmangur votimin e kandidatëve të propozuar nga personat non-grata në zgjedhje, pra kandidatëve të Berishës më 6 mars.

Pas muajsh artikulimesh më të kujdesshme nga krahu i Berishës ndaj Yuri Kim, pavarësisht kundërshtisë së hapur drejtuar asaj për mospërfilljen e ambasadores ndaj shumicës opozitare të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhje dhe konfirmimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit, njohja e Alibeajt si kryetar të PD-së, ishte pika që derdhi gotën.

Partia Demokratike zyrtarisht e akuzon ambasadoren se po i shërben Edi Ramës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook