Radar
Rritja e çmimeve/ Gent Sejko flet me deklaratat e Ramës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar Raportin e Tranzicionit 221-2022. Në një konferencë, Sejko është shprehur se Ekonomia botërore është duke lënë pas pasojat ekonomike që solli pandemia.
Ai ka shtuar se lufta në Ukrainë ka sjellë rritjen e çmimeve, gjë që është pasqyruar në ekonomitë e shumë shteteve.
Sejko ka paralajmëruar se inflacioni parashikohet të jetë mbi objektivin në dy vitet e ardhshme, ndërsa mbi politikat ekonomike, Guvernatori tha se janë në mbrojtje të shtresave në nevojë.
Ai ka shtuar se rajoni dhe Shqipëria janë duke u përballur me realitet të ri çmimesh, ndërsa ka siguruar se është duke u bërë gjithçka nga Banka e Shqipërisë që të ruhet stabiliteti i çmimeve.
Sejko shtoi se ekonomia shqiptare do të ketë kosto shtesë si pasojë e rritjes së çmimeve.