Lidhu me ne

Radar

Raporti tronditës: Çfarë ndodhi me kaskadën e Fierzës dhe pse u zbraz liqeni

Pavarësisht se prodhimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2021 rezultoi 47.5% më e lartë se mesatarja e prodhimit në 13 vitet e fundit, ndërsa prurjet mesatare në kaskadë, gjatë janarit arritën 1,271 m3/s, më të lartat të regjistruara që nga viti 1990, qeveria shqiptare në muajin tetor shpalli emergjencën e furnizimit me energji elektrike.

Vendimi i u argumentua me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, duke qenë se OSHEE po importonte energji, pasi prodhimi vendas nuk plotësonte nevojat konsumatore.

Por, të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin, flasin për situatën tejet të favorshme në pjesën e parë të vitit dhe përmbysjen e shpejtë të treguesve brenda pak muajsh, duke theksuar rëndësinë që ka planifikimi i prodhimit dhe ruajtjes së rezervës energjetike, si një garanci për sigurinë energjetike të vendit.

SCAN ka siguruar raportin e papublikuar ende të Entit Rregullator të Energjisë, sipas të cilit deri në muajin maj 2021, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka qënë afërsisht në vlerat maksimale historike.

Por, për një periudhë 5-mujore, nga qershori deri në tetor rezulton në ulje të vazhdueshme, duke e çuar nivelin në 6-mujorin e dytë të vitit nën nivelin mesatar të 30 viteve të fundit.

Sipas dokumentit, “mesatarja shumëvjeçare e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës është një tregues kryesor në planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në kaskadën e Lumit Drin”.

Paralelisht, ERE evidenton se rezerva energjetike në fundin e muajit maj 2021 ka rezultuar në nivelin maksimal prej 1520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike ka shkuar në 628 GWh, çka sipas raportit ka shënuar një rënie të ndjeshme dhe të shpejtë.

“Ruajtja dhe menaxhimi i duhur i rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin është një garanci e shtuar për sigurinë energjitike të vendit tone”,-theksohet në raportin e Entit Rregulaltor të Energjisë.

Kjo rënie e rezervës, por edhe e nivelit të liqenit të Fierzës ekspozuan vendin ndaj importeve të energjisë, që për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare i kushtuan financave publike miliona euro.

Blerjet e energjisë filluan në muajin qershor, ndërkohë që sipas përllogaritjeve të TV SCAN në total për importin e energjisë gjatë vitit 2021 u shpenzuan rreth 285.5 mln euro.

Çmimi mesatar i ponderuar, me të cilin u siguara energjia në vitin 2021 sipas ERE është 205.1 euro/mwh./ TV Scan

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar12 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix15 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix15 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix15 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix15 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar15 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix15 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix16 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix16 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook