Lidhu me ne

Mix

Nga spinaqi deri tek çokollata/ Këto janë të gjitha ushqimet që rrisin lumturinë dhe luftojnë stresin!

What % Happy Are You?

Ushqimi është furnizuesi kryesor i trupit por mbi të gjitha dhe i mendjes. Praktikisht, ai lufton ndjeshëm gjendjen e ankthit, depresionit dhe stresit, duke përmirësuar kështu gjendjen shpirtërore dhe cilësinë e gjumit. Më poshtë, do gjeni të listuara disa nga ushqimet më të domosdoshme, të cilat duhet të jenë pjesë e pandashme e dietës tuaj ushqimore.

Banane

Bananet përmbajnë një sasi të madhe të aminoacidit triptofan. Në trup, triptofani shndërrohet në një substancë sinjalizuese, e cila shpesh quhet “hormoni i lumturisë”.

Arra
Arrat janë të pasura me selen dhe për këtë arsye janë të dobishme për gjëndrat tiroide. Nëse keni probleme ose shqetësime prej gjendrave tiroide, disa arra do ju ndihmojnë për të qetësuar menjëherë dhimbjet.

Mjalti
Nëse hani sheqer, atëherë do ju këshillonim ta zëvendësonit atë me mjaltë, pasi është jo vetëm më i shijshëm por gjithashtu edhe më i shëndetshëm. Dhe edhe nëse nuk i konsumoni fare ëmbëlsirat, mund t’i kompesoni ato me mjaltë. Kjo do të ketë një efekt shumë të mirë në gjendjen shpirtërore. Mjalti përmban përbërës kimikë që luftojnë inflamacionin në tru, i cili nga ana tjetër parandalon depresionin. Një avantazh tjetër i mjaltit është se ndryshimet në sheqerin në gjak prej tij janë shumë më pak sesa nga sheqeri i rregullt, që do të thotë se nuk kërcënoheni nga ndjesia e lodhjes apo sëmundja e diabetit.

Pula

Pulat dhe gjeli i detit përmbajnë aminoacide, të domosdoshme për prodhimin e serotoninës “hormonit të lumturisë”. Një tjetër aminoacid, tirozina, ndihmon në trajtimin e stresit.

Qumësht

Nëse dëshironi të jeni në humor të mirë, pini një gotë qumësht çdo ditë. Përveç shumë vlerave ushqyesve të rëndësishëm, qumështi përmban jod, i cili ndihmon në mirëfunksionimin e gjendrave tiroide, të cilat përmes hormoneve rregullojnë pothuajse të gjitha sistemet e trupit, duke ndikuar, ndër të tjera, edhe gjendjen shpirtërore.

Ushqim pikant

Ushqimi pikant përmirëson mirëqenien dhe gjendjen shpirtërore. Bishtajat e specit djegës përmbajnë një përbërës kimik që vendoset në receptorët në gojë dhe hundë duke luftuar cdo dhimbje që mund të kemi në trup.

Cokollatë
Është e provuar shkencërisht tashmë, se cokollata ju bën të ndjeheni më të lumtur dhe të kënaqur falë substancave që prodhon në tru. Por për të arritur një efekt pozitiv, mjafton të hani 7 gr çokollatë në ditë (2-4 copa të vogla në javë), duke përdorur gjithmonë cokollatë të zezë.

Acidet yndyrore të Salmonit dhe Omega-3

Studimet kanë treguar që acidi yndyror i salmonit, mund të zvogëlojë depresionin, problemet e gjumit, stresin dhe ankthin deri në 50%.  Përveç kësaj, acidet yndyrore zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Spinaq  

Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe jeshile, përmbajnë shumë acid folik, i cili zvogëlon lodhjen dhe ankthin. Mungesa e acidit folik në trup mund të çojë në një gjendje depresioni ose madje të provokojë depresion. Përveç kësaj, zarzavatet përmbajnë shumë magnez, i cili është i nevojshëm për të mbajtur një nivel të mjaftueshëm të serotoninës “hormonit të lumturisë”.

SCAN

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar9 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix11 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix11 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix11 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix11 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar11 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix12 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix12 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix12 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook