Lidhu me ne

Kioske

Nga Elvi Fundo/ Për Bledi Kajsiun dhe rioshët e bunkerit

Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në një koment të tij të gjatë në një të përditshme, të japë një qëndrim se çfarë duhet të ndodhë me Partinë Demokratike, konkretisht duke dhënë idetë se ajo nuk duhet të drejtohet nga Berisha, por nga emra të rinj si Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku.

Ky ishte thelbi i një hartimi të gjatë pa mendim politik, që thjeshtë dhe vetëm ishte si një sulm ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe jepej peshë tek e reja që i duhej PD-së, Alibeaj apo zonja Tabaku.

Gjithësesi përtej vlerësimit ndaj qëndrimit që mban Zoti Kajsiu, pasi ato janë personale ka një lajthitje në objekt që nuk i falet një djali si ai. Një njeriu që ka jo pak eksperiencë. Një njeriu që ka qënë pjesë e grupit liberalëve dhe ndoshta ka pasur edhe kontributet e tij në mbështetje të Partisë Demokratike sepse formati liberal për disa vite i drejtuar nga Henri Çili pati një qasje të fortë në krah të PD-së, por ndoshta dhe të Lulzim Bashës.

Gjithësesi përtej çdo kritike mund t’i sjellim disa argumenta Zotit Kajsiu që herë tjetër kur të analizojë do të ishte më mirë, që të kishte kujdes në shembujt që sjell.

I quante të rinj në PD, me vlera dhe me të ardhme Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabakun.

Por, si mund t’i quash të rinj në politikë?

Së pari, nuk janë të rinj në politike as njëri dhe as tjetri. E në rast se e ka pasur një problematikë ndaj Zotit Berisha, është qeverisja e djeshme. Pra, 2009-2013. Dikush me kritika, dikush me vlerësime.

Edhe Zonja Tabaku, edhe Zoti Alibeaj kanë qënë pjesë e qeverisjes së djeshme.

Zonja Tabaku nuk ka pasur ndonjë lidhje me Partinë Demokratike.

Në fakt, e motra e saj ka qënë pjesë aktive. Më pas u përfshi për shkak të mbiemrit. Si një familje qytetare, si një familje e madhe e kryeqytetit.

Zonja Tabaku ka qënë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ka qënë zv.ministre, deputete, ka mbajtur poste politike, ka drejtuar komisione. Së fundi me inceneratorët në këndvështrimin tim ishte një dështim, pasi kishte shumë herë më tepër për të bërë sesa një zhurmë dhe në fund asgjë. Dhe nga ana tjetër përtej kristalizimit që mund ti kërkohet një personazhi, i lexohen disa leje ndërtimi, vila luksoze, me qindra-mijëra euro në Gjirin e Lalzit, palate të ndërtuara nga familjarët e saj në Itali, e kështu me radhë.

Ndoshta duhen mbështetur, duhet të ndërtojnë. Të kenë edhe lidhje me biznesin, pa asnjë diskutim.

Por, kur lejet jepen për ata që Zonja Tabaku i quan oligartkë, apo ka shmangie taksash, apo firmosen nga Veliaj, apo kur vetë Zonja tabaku ka qënë në detyrë, këtu ka probleme.

Pa folur për sarajet e Lalzit, e të tjera si këto.

Zoti Alibeaj, si mund të quhet i ri në politikë?

Që në ditën e parë, që është marrë nga Berisha, ka qënë pjesë e kabinetit të tij. Ka qënë ministër në Qeverinë e Sali Berishës. Nuk është i rastësishëm.

Pa folur më tej, për “suksesin” e tij si ministër, që e ka tek bashkëjetesa me një drejtoreshë, që tashmë e kemi në Kushtetuese.

E kanë hequr nga deputet në një mandat, sepse në qarkun e Fierit ku shkoi, u konfliktua me të gjithë drejtuesit lokalë të komunave. Nuk e qaste njeri, nuk e donte më njeri.

Ka kandiduar për kryetar bashkie në Fier dhe ka humbur.

Ka drejtuar dy herë qarkun i pari. Ka humbur, dhe në zgjedhje politike, edhe në zgjedhje lokale.

Pra, një humbës serial. Një njeri që ka qënë në qeverisjen e djeshme. Nuk është një i ri. Por, është i vjetër.

Ka dhe një problematikë të vogël që Zoti Kajsiu duhet ta lexojë.

A nuk ishte Zoti Alibeaj dhe Zonja Tabaku që hynin dhe dilnin kur blindohej PD me hekura? Kur kthehej në bunker.

A nuk ishin këta rioshët e bunkerit?

A nuk duhej këta t’i flisnin Bashës, e ti thonin “STOP”. Çfarë është kjo çmenduri, që e panë diplomatët, e panë të gjithë shqiptarët? Tonelata me hekur për bunkerin, ku futeshin rioshët e Bledi Kajsiut. Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Çdo argument mund të sillet kundër Berishës, i ashpër, i korruptuar, non-grata, çfarë të duan. Por të paktën kur sulmoni Berishën me “armët” tuaja, mos përdor Zoti Kajsiu si elementë të së ardhmes së Opozitës emra të vjetër, të akuzuar, me backround, të dyshimtë, dhe nga ana tjetër njerëz që kanë qënë në qeverisjen e djeshme, që kanë qënë pjesë e humbjes së Opozitës në këto tetë vite dhe së fundi ishin të përfshirë në skandalin e bunkerizimit të Partisë Demokratike.

Prandaj rioshët e bunkerit të Lulzim Bashës, Zoti Kajsiu nuk ndihmojnë askënd në Partinë Demokratike dhe as nuk e sjellin atë në pushtet.

Sa për qasjen ndaj Berishës unë e shumë të tjerë mund të shprehin shumë kritika.

Por, nuk besoj dot se ndonjëherë Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, apo Lulzim Basha 77 vjeç do kenë energjinë, forcën dhe egoizimin apo qasjen politike që pati Berisha me Foltoren dhe deri në finale me marrjen e Partisë Demokratike, me apo pa procese gjyqësore. Por duke risiguruar edhe një herë shumicën e tij në atë parti. Dhe kur dikush ka shumicën, ai drejton. Ky është rregulli numër një i demokracisë.
Në rast se rioshët e bunkerit mund të bëjnë diçka, mund të krijojnë një parti të tyre dhe të krijojnë një shumicë të tyre.

Në atë Parti Demokratike, rioshët e bunkerit nuk janë e ardhmja.

Kjo tashmë është e qartë për të gjithë./CNA.al

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore10 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar10 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook