Lidhu me ne

Kritike

Edi Rama njeriu që degradoi arsimin në Shqipëri

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka dhënë alarmin për krizën në arsim.

Sipas tij, kriza arsimore ka kohë që është këmbëkryq në sistemin tonë.

“E shkak për këtë nuk është lufta, por injoranca. Arsimi tek ne është në pikiatë.

Mësimdhënia ka degraduar në disa formalitete mekanike. Mësuesi mbetet i keqpaguar dhe i keqtrajtuar në shumë drejtime.

Abuzimet me fëmijët në shkolla, deri seksuale, po shndërrohen në normalitet.

Nxënësit shihen si mall inventari magazinash që thjesht hyjnë e dalin vetëm fizikisht nga shkollat, në shumicën e tyre me kushte mizerabël.

Ajo që po shpërndahet më së shumti në klasa nuk është më dija.

Me të konkurrojnë denjësisht padija dhe droga”, shkruan Boçi në rrjete sociale.

Në këtë situatë, vijon më tej deputeti demokrat, për të mësuar fëmijët e tyre prindërit duhet të paguajnë kurse.

Kurse për çdo lëndë, me çmime të kripura, pavarësisht se për arsimin taksat paguhen rregullisht dhe shteti ka detyrim ligjor që arsimin parauniversitar ta ofrojë falas.

Por për Ramën dija është mall. Sikurse nafta dhe ajo për qeverinë lëviz në çmim sipas parimit kërkesë-ofertë e ndikohet nga krizat e shumëllojta që lidhen me injorancën, paaftësinë, pashpirtësinë, pandeminë, etj.

Kurse për matematikë. Kurse për gjuhë.

Kurse për kimi. Kurse për fizikë. Kurse për çdo gjë.

Kurse deri për klasën e 5-të!!!

A e kuptoni ku ka përfunduar misioni i shkollës sonë?!!!”, shkruan më tej Boçi, ndërsa sjell foto, nga njoftimet për kurse në lëndë të ndryshme.

Rama mund të bëjë dhe një bord për këto çmime madje.

Fotot përballë kancelarive të shkollave në Tiranë, e dëshmojnë qartë situatën tronditëse.

Prindërit e pranojnë me përulje epike këtë skandal, nën dëshirën e formimit sa më të mirë të fëmijëve të tyre.

Slogani që arsimi falas, prej kohësh është një slogan qesharak.

Arsimi tek ne tashmë kushton dhe madje shumë.

E kjo të çon drejpërdrejt në diskriminim arsimor.

Femijët prindët e të cilit nuk mund të paguajnë kurse, janë të destinuar te mos shfaqin talentin e tyre e të mos marrin dijen e duhur. Detyrohen t’i dorëzohen që në fëmijëri fatit të mjerimit dhe rrugës.

Ndërsa Ministria e Arsimit, sodit ardhjen e pranverës dhe gëzohet me ngrohjen e motit.

Plotëson “orët e punës” domethënë!”, përfundon Boçi reagimin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix18 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix18 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix19 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix19 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix20 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix20 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix20 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook