Lidhu me ne

Mix

15 gjëra që njerëzit e fortë emocionalisht nuk i bëjnë

7 Skills That Will Make You Emotionally Strong | by Nick Wignall | Personal  Growth | Medium

Paul Hudson

Ka një aspekt të veçantë të fuqisë mendore që është faktori vendimtar, nëse do të keni ose jo një jetë të mirë. Ka shumë nivele të fuqisë mendore, dhe të gjitha është e nevojshme të jenë të suksesshme dhe të lumtura. Zona e veçantë e fuqisë mendore, e cila ka ndikimin më të madh është ajo e fuqisë emocionale.

Emocionet janë sigurisht, një pjesë e psiqikës tonë, megjithatë mund të dallohen nga pjesa tjetër e cilësive mendore, për arsye se ato ndikojnë drejtpërsëdrejti fizikun tonë.

Ato ndikojnë mënyrën sesi trupi ynë funksionon dhe nxisin çdonjërin prej veprimeve tona. Pa emocione, ne nuk do të kishim arsye të vepronim, as të bënim ndonjë gjë me veten tonë.

Emocionet janë motivuesit tanë më të mëdhenj. Fatkeqësisht, ato mund të na motivojnë të veprojmë në çfarëdo drejtimi, madje edhe në të gabuarin. Për këtë arsye, fuqia emocionale është themelore. Ka situata të panumërta të cilat njerëzit e fortë mënjanojnë dhe shumë veprime të cilat kurrë nuk i ndërmarrin.

Ja 15 prej tyre:

1. Ata nuk lypin vëmendje

Kërkimi i vëmendjes është direkt i lidhur me emocionin. Ata të cilët ndiejnë nevojën për njohje/pranim, ndihen të vlefshëm vetëm atëherë kur të tjerët i bëjnë të ndihen të nevojshëm; është sikur këta njerëz janë të pasigurtë për vlerën e tyre. Të ndjerët i pasigurt për vlerën që keni është një profeci vetë-përmbushëse; nëse nuk dini se vleni, atëherë askush nuk do të besojë se ju vleni.

2. Ata nuk i lejojnë të tjerët t’i ulin

Forca emocionale kërkon elasticitet. Kjo botë është e mbushur me njerëz që urrejnë dhe që janë karrema. Ka sy xhelozë që fshihen pas çdo qosheje. E vërteta e trishtë, është se shpesh njerëzit të cilët na stepin më shumë, janë ata më të afërt ndaj nesh. Heqja qafe e këtyre njerëzve është shpesh zgjidhja më e mirë, por gjithashtu më e vështira. Nëse ju mund t’i largoni pa zhurmë këta njerëz nga jeta juaj, kjo do të ishte një nga urat e pakta të djegura, dhe do të thotë se keni më pak shkrehës emocionalë.

3. Ata nuk mbajnë mëri

Nëse ti mban mëri, atëherë i kushton më shumë rëndësi një situate, sesa duhet. Nëse një person kërkon falje me të vërtetë, faleni atë. Nëse ky person nuk kërkon falje, atëherë mos bashkëveproni me të, por mos mbani mëri. Njerëzit me të cilët kërkon të ftohesh dhe t’u mbash mëri marrin shumë nga energjia juaj mendore, duke ju bërë më shumë dëm, sesa mirë.

4. Ata kurrë nuk ndalojnë së bëri punën e tyre

Individë të fortë emocionalisht bëjnë atë që janë duke bërë, për arsye se ata e dashurojnë atë që bëjnë. Ata nuk planifikojnë që të ngadalësojnë hapin, ose të ndalojnë për ndonjë që e mendon lumturinë e tyre të pavend.

5. Ata nuk pushojnë kurrë së besuari tek vetja

Ata të cilët e duan veten dhe e kuptojnë veten – ata të cilët nuk kanë frikë ose janë krenarë të jenë vetvetja – asnjëherë nuk dyshojnë tek vetja. Ju jeni vetë vlera e vetes suaj, asnjë cantim më tepër.

6. Ata nuk veprojnë si bushtrat ose si bythëpambukët

Njerëzit janë të këqinj. Por ne çuditemi. Pse? Të jesh “shejtan” është mirë vetëm si një faktor kërcënimi, dhe nëse ju përpiqeni t’i kërcënoni njerëzit, atëherë më mirë të ishit një ndërmjetës për nga profesioni; nëse jeni duke kërcënuar thjesht për ta provuar, atëherë është e qartë se po kompensoni mungesën e vetëbesimit.

7. Ata dinë më shumë se sa t’i lënë të tjerët të fusin hundët në punët e tyre

Ata janë emocionalisht të fortë për një arsye: Nuk e ekspozojnë veten ndaj njerëzve të cilët Iithyejnë mburojat e tyre, dhe e bëjnë copë e çikë moralin e tyre. Shumica e njerëzve në botë ndihen si të humbur dhe do të ishin më shumë se të lumtur, që të të merrnin edhe ty me vete. Mos e lejo një njohje të tmerrshme të shkatërrojë lumturinë tënde.

8. Ata nuk kanë frikë të dashurojnë

Nëse ju keni frikë të dashuroni, atëherë nuk keni besim në veten tuaj. Juve mendoni se nuk mund të jeni në një marrdhënie që zgjat, por vetëm në një që është e dënuar të shkatërrohet. Nuk doni që të lëndoheni përsëri, sepse kur vritesh shpirtërisht është e sikletshme. Nuk ka arsye që t’ju thyhet zemra përsëri, për arsye se ju jeni mbresëlënës. Nëse gjërat nuk funksionojnë shkaku nuk je ti. Jeni ju të dy së bashku. Përveçse, sigurisht nëse ti je një qënie njerëzore e tmerrshme; në atë rast, je ti fajtori.

9. Ata nuk shtrihen në shtrat me frikën për të nesërmen

Pjesa më e mirë e ditës tuaj duhet të jetë moment që zgjoheni dhe kuptoni se jeni ende gjallë. Ne e marrim jetën si të mirëqenë dhe e bëjmë këtë rregullisht.

10. Ata nuk kanë frikë të ngadalësojnë hapin

Njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë nevojë për veprime konstante dhe gëzim. Ata nuk e ndiejnë nevojën që të vrapojnë rrotull gjithë ditën dhe të lëvizin papushim për të shmangur demonët e tyre. Ata e vlerësojnë momentin e ngadalshëm për arsye se i sjell ata më afër ndaj asaj ndjesie të të bërit asgjë, të të jetuarit, të të marrit frymë. Kjo nuk do të thotë se ata nuk i kënaqen gëzimit në jetën e tyre, por ata janë më shumë sesa të lumtur që të shkojnë thjesht për një shëtitje, apo të dalin thjeshtë t’u marrë erë trëndafilave.

11. Ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë

Ne kurrë nuk duhet të bëjmë gjëra të cilat nuk duam t’i bëjmë. Ata që janë emocionalisht të fuqishëm pothuajse gjithmonë ia dalin, të kuptojnë mënyrën sesi të përqëndrohen në atë çfarë ata dashurojnë, e cila i lejon të kuptojnë se çfarë ata kanë nevojë të bëjnë, me qëllimin që në fund, të bëjnë atë që ata duan. Megjithëse ata mund të mos duan çdo sekondë të saj, ata e pëlqejnë të bëjnë atë që janë duke bërë, për arsye se është duke i sjellë një hap më pranë asaj çfarë do të donin të bënin.

12. Ata nuk e kanë problem të thonë “Jo”

Nëse ju nuk mund të thoni ‘jo’, me ju do të abuzojnë. Do të konsideroheni një gjë e lehtë dhe askush nuk do t’ju pyesë ndonjëherë për opinionin tuaj, ose ta marrë seriozisht kur ju ta jepni. Nëse thoni ‘jo’, i kujtoni njerëzve se ata nuk të kontrollojnë.

13. Ata nuk “harrojnë” të japin në këmbim

Ne nuk jemi aq të zënë me punë ose aq të varfër për të mos dhuruar nga paratë tona dhe/ose koha jonë. As të harrojmë. Disa njerëz thjesht zgjedhin të injorojnë përgjegjësitë tona, si qënie njerëzore. Sa më të fuqishëm jeni emocionalisht, aq më shumë ju ndodh të vlerësoni të tjerët dhe vetë jetën. Ju i jepni jetës më shumë vlerë dhe filloni të prekeni, nga fati i të tjerëve.

14. Ata nuk ndjejnë nevojën për t’u përshtatur

Sa më të fuqishëm jeni emocionalisht, aq më të pavarur bëheni. Ju nuk e ndjeni nevojën për t’u përshtatur sepse ju përshtateni ndaj asaj që ka rëndësi: botës. Njerëzit formojnë grupe të vogla sociale që janë shpesh të shtrembëra dhe të pashëndetshme. Duke dashur të përshtatesh, ti thjeshtë thua: “Unë kam frikë të jem vetvetja.”

15. Ata nuk harrojnë se lumturia është një vendim

Më e rëndësishmja, ata që janë të fortë emocionalisht kanë mësuar të kuptojnë fuqinë që truri i tyre ka mbi të dyja, mendjen dhe trupin. Ata kuptojnë se emocionet janë reagime, jo reagime për të drejtuar shkaqet fizike, por ndaj mënyrës që ne i peceptojmë shkaqet fizike. Me fjalë të tjera, emocionet tona nuk reflektojnë realitetin; deri diku, emocionet tona reflektojnë mënyrën sesi ne e interpretojmë realitetin. Kuptimi i kësaj na jep ne kontroll të plotë të emocioneve tona dhe si pasojë, ndaj jetës sonë.

EliteDaily

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix3 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix6 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar6 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix6 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix6 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar6 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar6 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook