Lidhu me ne

Mix

Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia e “Oscars” për shkak të incidentit me Chris Rock

Aktori amerikan Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e çmimeve Oscar, pasi goditi në skenë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së të dielës së kaluar.

“Unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që Bordi i konsideron të përshtatshme.“- thuhet në deklaratën e tij sipas CNN.

“Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen.”– përfundon ai.

Pas episodit të turpshëm në ndarjen e çmimeve Oscar të dielën mbrëma, Akademia njoftoi të mërkurën se kishte “filluar procedura disiplinore” kundër Smith.

David Rubin, President i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, tha në një deklaratë të premten se organizata ka marrë dhe ka pranuar “dorëheqjen e menjëhershme” të Smith.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër z. Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill.”- shtoi Rubin.

Duke dhënë dorëheqjen, Smith nuk do të jetë më në gjendje të votojë për filmat dhe shfaqjet e nominuara çdo vit për Oscar. Puna e tij, megjithatë, do të jetë ende e pranueshme për shqyrtimin dhe nominimet e ardhshme.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook