Lidhu me ne

Kioske

Afera e inceneratorëve duket se nuk ka për të qenë si ajo e uniformave të policisë…

Alqi, ky hero i kohës sonë

Nga Ilir Babaramo

Nuk është Alqi Kondi. Eshtë Alqi Bllako modeli frymëzues në Shqipërinë e sotme. Trajektorja e pasurimit dhe karrierës së shpejtë të tij janë ilustrimi më domethënës si funksionon realiteti i një të riu kur ose duhet të thotë “Edi Rama është si Zeusi” ose të ketë pak cipë në faqe dhe t’ia mbathë nga sytë këmbët për në Gjermani, Francë, Itali apo SHBA.

Në prillin e vitit të kaluar, gratë e Shkozës provuan për herë të parë parfumin “Chanel 5”. Raftet e floktoreve me mure të shtrembëta, të gjitha ndërtime informale, u mbushën me parfumin e shtrenjtë. Këtë muaj krehjen e keni të paguar nga kandidati për deputet, ai u jep dhuratë dhe një “Chanel 5”, u thoshin parukieret banoreve të Shkozës para se këto të dilnin në rrugën gjithë gropa e pluhur të kësaj zone rurale të kryeqytetit.

Alqi Bllako e kishte hapur thesin. Gjithë defterët e marketeve që kishin shitur ushqime veresie u zhdukën si me magji . Për burrat, Bllako u tregua dhe më xhymert. Gjithë marsin e prillin mund të pinin në klubet e lagjes sa të fryheshin pa futur dorën në xhep. Thasët me miell, shportat me ushqime vërshuan lumë në shtëpitë e banorëve të njësisë numër 1. Kandidati për deputet i PS e bënte Santa Klausin të dukej një lypës.

Alqi Ballko po e kryente në mënyrë perfekte detyrën elektorale. Ishte aq i mençur për ta kuptuar se çfarë duhet të bënte. Duhet të përligjte zgjedhjen e tij në listën fituese, listë nga e cila ishin hequr dhe emra si i një ish-kryeministri në kohën e largët dhe historike të viteve 98-99, kur në zyrën e tij nguteshin për ta takuar gjithë njerëzit më të pushtetshëm të globit.

Por kohët kishin ndryshuar.

Tani Majko nuk flet fare sepse “ka bërë dhëmbët”. Tani është koha e Bllakos. Kaq të pushtetshëm e ndjente veten Alqi sa i thoshte stafit të vet se në qeverinë e re do ishte ministër i Financave. Madje filloi të ndante dhe poste. Një ish-kafaz ambasade filloi të fryhej e t’u çonte fjalë bizneseve të mëdha se Bllako do ta emëronte drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Tarifa ishte e lartë.

Bllako mund të ishte bërë dhe ministër. Të gjithë e donin, shefat i kënaqte. Ishte pa dyshim një yll në ngjitje. Ylli i tij nuk do ishte shuar nëse nuk do ishte ndodhur në mes të një afere që as në shtetet subsahariane nuk prodhohet, një aferë ku buxhetit të shtetit i duhej të paguante për ndërtimin e inceneratorit fatura për blerje suteniash, sheqeri, orizi dhe pothuajse gjithckaje tjetër që rrok fantazia më e çartur njerëzore.

Afera e inceneratorëve duket se nuk ka për të qenë si ajo e uniformave të policisë, ku u dhanë dënime minimale për ca peshq të vegjël, ndërkohë që ustai i saj shëtit nga ministria në ministri pasi ministrat e dëbojnë si një xhepist të bezdisshëm e megjithatë detyrohen ta fusin prapë nga dritarja pasi e kanë përzenë nga dera “sepse është njeriu i Lali Erit dhe është i zoti në debate televizive”.

Për hir të vërtetës, zotësia e vetme polemizuese e tij qëndron në faktin se mund të thotë para kamerave dhe gënjeshtrën më të pacipë pa u skuqur ose zverdhur. Tek afera e inceneratorëve shejtani ka dalë nga shishja. Dhjetëra shkresa tashmë janë bërë publike.

Në mënyrë paradoksale, Bllako është treguar tepër i pushtetshëm dhe ditën më të zezë të tij. Shqipëria kishte njohur kryeministra e ministra të brendshëm për dekada rresht që bënin të dridhej dhe fëmija në bark të nënës por gjithë pushteti i tyre bëhej pluhur në një çast të vetëm.

Me Bllakon nuk ndodhi kështu. Bllako është zyrtari që policia për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka nguruar për gati 24 orë të ekzekutojë një urdhër arresti gjykate. Madje jo vetëm kaq. Atij ju dha gjithë koha e mjaftueshme që të shesë gjithë pronat.

Për të gjithë është e qartë se orët e gjata kur gjithë opinioni piblik nuk dinte se ku ai ndodhej kanë shërbyer për të negociuar. Me cilin negocioi ish-deputeti për të cilin kishte urdhër arresti që nuk zbatohej? Mbi të gjitha çfarë force ia jepte këtë pushtet për të bërë pazar dhe në këto rrethana? Përgjigjet nuk do shumë mend për t’i marrë me mend.

Tashmë të gjithë bëjnë pyetjen : a do t’i tregojë “shokët” për të lehtësuar veten ? Varet se cilin do t’i caktojnë shok të qelisë dhe kush do ta shoqërojë në orën e ajrimit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix8 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar8 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar8 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore14 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix14 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook