Lidhu me ne

Radar

U fundos nga inceneratorët/ Kush është Alqi Bllako, me karrierë politike nga LSI, në presidencë dhe në fund deputet me PS

U fundos nga inceneratorët/ Kush është Alqi Bllako, me

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i dërgoi sot Kuvendit kërkesën për autorizim për të arrestuar deputetin e PS, Alqi Bllako, pasi ndaj tij është vendosur masa e arrestit me burg, për përfshirjen në aferën e inceneratorëve.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Kush është Alqi Bllako?

Bllako,  edhe pse vetëm 26 vjeç, ka punuar si sekretar i Përgjithshëm i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në vitet 2013-2017, kohë gjatë së cilës është angazhuar edhe me procedurat e tre koncesioneve të trajtimit të mbetjeve urbane – të fituara nga kompanitë e lidhura me Mirel Mërtirin.  

Pas vitit 2017, Bllako punoi si sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, ndërsa në fillim të vitit 2019 ai u emërua nga qeveria “Rama” në krye të AKUM -një agjenci e re që koordinon dhe monitoron aktivitetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

 Sipas Thesarit të Shtetit, emri i Alqi Bllakos figuron edhe si firmosës i urdhër-pagesave që janë bërë për landfillet; madje 3 ditë para se ikte nga ministria e Lefter Kokës dhe të bëhej nr. 2 pranë Ilir Metës në presidencë, ka kërkuar shtesë fondesh për 3 landfillet.

Këtë e fakton Shkresa nr. 5995 Prot, dt. 26.07.2017, ku Alqi Bllako, ende Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, i kërkon Ministrisë së Financave, 250 milionë lekë të reja shtesë fondesh, për 2 landfillet Fier e Elbasan.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske7 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar8 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix8 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix8 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar8 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix8 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske8 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet9 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore9 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook