Lidhu me ne

Kryesore

Prindërit e Blinken donatorë ‘të veçantë’ në fondacionin e Soros, roli në shpalljen ‘non-grata’ të Berishës

Prindërit e Blinken donatorë ‘të veçantë’

Shpallja “non-grata” nga SHBA-të, e ish-kryeministrit Sali Berisha, u kundërshtua nga shumë zëra pro ish-liderit demokrat. Për futjen në “listën e zezë” amerikane, edhe vetë Berisha ka akuzuar në mënyrë direkte multimiliarderin George Soros.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, një nga njerëzit që e ka “bërtitur” shpalljen e Berishës “non-grata” është etiketuar shpesh si një person i afërt me Soros.  

Një artikull në mediet e huaja shkruan se lidhja e Blinken me Soros rrjedh që nga prindërit e Sekretarit të Shtetit. Rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros.

Ka qenë ish-këshilltari i lartë i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell, i cili në një artikull të vitit 2021, shkruan se pretendimet e ish-kryeministrit për lidhjen Soros-Blinken, nuk duhen hedhur poshtë.

Grenell citon në artikullin e tij se dy prindërit e Blinken, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të vazhdueshme për fondacionin “Shoqëria e Hapur”.

“Berisha i ka kritikuar veprimet e Departamentit të Shtetit si vepër të miliarderit radikal të majtë George Soros dhe Shoqërisë së tij të Hapur, një organizatë që pretendon se promovon transparencën dhe të drejtat e njeriut në Ballkan. ACLJ dhe dega jonë ndërkombëtare, Qendra Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë (ECLJ), kanë ekspozuar ndikimin e madh, radikal – dhe atë që disa mund ta quajnë të korruptuar – të Soros në skenën botërore.

Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Soros nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje duke krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Evropë që mban emrin e tyre – Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.

Aktualisht, e vetmja provë për të cilën dimë është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilën zoti Berisha e ka dënuar si anashkalim të shtetit ligjor dhe ndikimit informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin “non-grata””, shkruante Grenell.

Sipas Grenell, gjykata e Parisit ka njoftuar se do të dëgjojë Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur duke e shpallur atë persona non-grata.

Ai thekson në artikull se sanksionimi i Berishës, është një lëvizje e Blinken.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix6 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore6 orë më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix1 ditë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix1 ditë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix1 ditë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix1 ditë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar1 ditë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook