Lidhu me ne

Kryesore

Krimi e solli në pushtet në vitin 2013/ Si po bien deputetët e Ramës

Krimi e solli në pushtet në vitin 2013/ Si po bien deputetët e Ramës

Krimi e solli në pushtet në vitin 2013/ Si po bien deputetët e Ramës

Që nga viti 2013, zgjedhje në të cilat Partia Socialiste e Edi Ramës erdhi në pushtet me ndihmën e krimit, mazhoranca është dashur të përballet me beteja ligjore e publike kur prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve të saj. Viti 2015 do të shënojë edhe fillimin e kërkesave për arrestimin e deputetëve socialistë. I pari që ra në pranga ishte Armando Prenga, i cili u arrestua nga Policia në kushtet e flagrancës pasi u përfshi në një konflikt me armë në komisariatin e Laçit. 

Autorizimi për Prengën u pasua me ato të Arben Ndokës,Tom Doshit dhe Mark Frrokut ku dy të parë ishin deputetë nga lista e PS-së ndërsa i treti aleat në fitoren ndaj Sali Berishës.

Arben Ndoka u vu nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit për fshehjen e një dënimi në Itali, ku përpara sesa të kërkonin heqjen e mandatit, ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Tom Doshi dhe Mark Frroku, u vunë nën hetim për kallëzim të rremë dhe deklarim të rremë përpara prokurorëve kur në publik folën për një skenarë për vrasjen e Doshit. Mark Frroku më vonë përfundoi prapa hekurave me vendim të formës së prerë ku u dënua për fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim pa leje.

Në mandatin e dytë nën hetim ra kampioni i ministrave, Saimir Tahiri i cili u akuza për grup të strukturuar kriminal pas publikimit të përgjimeve të dosjes Habilaj. Në rastin e Tahirit u shënua edhe precedenti i parë ku një parlament ndryshon kërkesën organit të akuzës pasi dha autorizim për arrest shtëpie dhe jo arrest me burg, siç u kërkua nga Prokuroria. Mbrojtja e vitit 2017 nuk rezultoi efektive pesë vite më vonë pasi tani më Tahiri është prapa hekurave, i dënuar me vendim të formës së prerë. 

Historia tashmë përsëritet edhe në mandatin e tretë të socialistëve ku pas shumë akuzave publike, nën hetim ra, Alqi Bllako. Por ndryshe nga Tahiri, arrestimi i Bllakos kërkohet nga SPAK, dhe mbetet për të parë nëse socialistët do ta mbrojnë si në rastin e Tahirit apo do të japin menjëherë dritën jeshile.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook