Lidhu me ne

Mix

Karakteristikat e njerëzve të lindur në shenjën e Virgjëreshës

Karakteristikat e njerëzve të lindur në shenjën e

Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.

Kush është Linda Goodman? Mary Alice Kemery e njohur ndryshe dhe si Linda Goodman, lindi në 9 prill 1925 dhe ndërroi në moshën 70 vjeçare, në 21 tetor 1995.  Ajo ka qënë e para astrologe në listën best seller të New York Times. Libri i saj Linda Goodman’s Sun Signs ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u pasua më vonë nga Linda Goodman’s Love Signs (1978) që gjithashtu u fut në listën e librave më të shitur nga New York Times, duke vendosur një rekord në këtë industri: 2.3 milionë dollarë për të drejtat e autorit.

Karakteristikat e Virgjëreshës

Virgjëresha është shenja që simbolizon virgjëreshat, por nuk mund ta merrni këtë simbolikë fjalë për fjalë. Unë mund t’ju siguroj se të kesh ditëlindjen në muajin shtator nuk do të thotë domosdoshmërisht që je i virgjër. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve të shenjës së Virgjëreshës rrinë beqarëve dhe nuk martohen asnjëherë, por ka shumë prej tyre që vendosin të martohen dhe të krijojnë familje. Ata mund ta bëjnë këtë nëse ndiejnë ndonjë shpërthim të papritur të pasionit, pasi martesa nuk është diçka që vjen natyrshëm për tipin e Virgjëreshës; por është për t’u habitur se si shumica e tyre e zotërojnë punën në grup dhe sesa të përkushtuar janë për familjet e tyre.

I martuar apo beqar, është mjaft e thjeshtë të dallosh një njeri të shenjës së Virgjëreshës në publik. Tipari më i dukshëm është qetësia që e karakterizon; nuk është llafazan dhe do të shquhet si një njeri i vetmuar. E shihni atë djaloshin e qetë dhe tërheqës, me enciklopedinë nën sqetull? Atë që në mënyrë sistematike vë re edhe detajet më të vogla, me një mendje që rreh si të jetë një orë me sahat? Nëse e shikoni më nga afër, mund të shihni që ai pothuajse po mat çdo minutë për të parë vlerën e saj. Ai është një Virgjëreshë! E shikoni atë vajzën e qetë, të bukur, me sytë e ëmbël, që po pret urbanin? Vini re jakën e saj akull të bardhë dhe qëndrim e saj të ftohtë. Ajo do t’i ketë gati monedhat për biletën në dorën. Ajo as nuk e kalon nëpër mend që t’i kërkojë shoferit të autobusit ti ulë çmimin e biletës. Ajo është një Virgjëreshë!

Tubimet apo eventet sociale nuk janë vendet më të mira për të gjetur këta njerëz perfeksionistë. Ju keni më shumë gjasa që t’i gjeni ata nëpër zyra, teksa punojnë jashtë orarit zyrtar, sesa në kafene apo lokale duke pirë koktej. Nuk është e lehtë për një person të shenjës së Virgjëreshës për t’u çlodhur mjaftueshëm gjatë një aktiviteti, pasi në thelb ata nuk ndihen rehat në turma. Ata ndonjëherë bëjnë përpjekje për të ndjekur ritmin e festës, pavarësisht stresit që përjetojnë, por thirrja ndaj detyrës është shumë këmbëngulëse për t’i lejuar ata të jenë moskokëçarës. Ju rrallë do të shihni një Virgjëreshë që të bëj flluska në ajër apo të ndërtojë kështjella në rërë. Ata janë shumë të zënë për të ëndërruar ditën dhe zakonisht janë shumë të lodhur që t’i drejtojnë yjeve urime gjatë natës.

Gjëja e parë që ju do të vini re në lidhje me Virgjëreshën tipike është përshtypja që ai/ajo jep se ka një problem serioz në mendjen e që lufton për ta zgjidhur, ose ndjesinë se diçka po e shqetëson, të cilën nuk e di njeri. Ai/ajo ndoshta është vërtet i/e shqetësuar. Meraku dhe shqetësimi janë ndjenja që vijnë natyrshëm te Vigjeresha. Madje dikush mund edhe të thotë se është i lidhur emocionalisht me këtë ndjenjë. Kjo është diçka e paprekshme dhe e pakapshme, por pas buzëqeshjes së këndshme, gjithmonë do të duket se fshihen probleme të mëdha.

Edhe pse ashedenti dhe pozicionet e tjera mund të modifikojnë pamjen tipike të një Virgjëreshe, në përgjithësi ju mund të shikoni se fiziku është i fortë dhe sytë janë jashtëzakonisht të bukur e të qetë. Sytë e një personi të shenjës së Virgjëreshës shpesh herë janë aq të qartë ,sa ju pothuajse mund të shihni reflektimin tuaj në to. Ata shndrisin nga inteligjenca dhe qartësia e mendimit. Ka një pastërti dhe qetësi në shprehjen e tipareve te njerëzit e shenjës së Virgjëreshës, që duket sikur e mohon ekzistencën e këtyre shqetësimeve të fshehta. Shumica e tyre janë jashtëzakonisht tërheqës dhe kanë hundë, veshë dhe buzë shumë elegante. Pa dyshim që ka hir dhe sharm të dukshëm tek këta persona dhe në momente të veçanta ata shfaqin edhe mendjemadhësi. Virgjëreshat janë shumë kritikë ndaj fotografive të tyre dhe tensionohen në ekstrem në lidhje me mënyrën se si duken, si në foto ashtu edhe në jetën e përditshme. Nëse jeni i vëmendshëm, ju do ta gjeni atë para pasqyrës, atëherë kur mendojnë se askush nuk është duke i parë. Ata janë gjithmonë të veshur mirë, me shije dhe në mënyrë të rregullt dhe të pastër.

Personi i shenjës së Virgjëreshës është zakonisht një njeri me trup mesatar (me siguri nuk është trupmadh), por është muskuloz dhe ka shumë më tepër forcë nga ajo që tregon pamja e e brishtë. Këta njerëz mund të kryejnë një punë shumë më tepër intensive se ato të shenjave të tjera të Zodiakut, për një periudhë më të gjatë kohe – nëse arrijnë të shmangin momentet stresuese në këtë proces. Edhe pse në pamje të jashtme ata janë të aftë dhe të qetë, shqetësimet e brendshme ia gërryejnë shpirtin, u dëmtojnë sistemin e tretjes dhe u prishin bilancin emocional. Pas çdo situate nervoze serioze, është fakti që marrin përsipër më shumë pergjegjësi sesa mund të menaxhojnë dhe pastaj e lodhin veten e tyre maksimalisht, për të përmbushur detyrimet. Ata mund të jenë të qetë dhe të relaksuar kur mekanizmat e tyre të ndërlikuar dhe delikatë, po ecin mirë dhe rrotat e tyre nuk janë të bllokuara nga lodhja e trurit.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë pa dyshim të besueshëm dhe të sinqertë. Megjithatë, janë të aftë të shtiren sikur janë të sëmurë, kur nuk duan të shkojnë diku ose të bëjë diçka. Në këtë moment, talenti i fshehur i Virgjereshave për të aktruar vjen në ndihmë. Herë pas here, arrijnë ta bindin veten nga sëmundje të tilla imagjinare, por shumica e raste të tilla janë jetëshkurtra. Ata janë njerëz që sillen në mënyrë strikte përsa i përket të ngrenit, të veshurit dhe të dashuruarit. Një Virgjëreshë bën më shumë banja dhe dushe se katër njerëz së bashku. Gjithashtu ka ide shumë të qarta në lidhje me shëndetin, nuk ka shumë durim ndaj dembelizmit dhe ka shumë pak iluzione për jetën dhe njerëzit, madje edhe kur ka rënë në dashuri. Mashkull apo femër, dashuria nuk mund t’ia errësojë sytë këtyre njerëzve. Sado të dashuruar të jenë, arrijnë të shohin çdo të metë dhe mangësi që ekziston, qoftë te marrëdhënia, qoftë të partner/ja.

Sigurisht, ju nuk duhet të krijoni idenë që të gjithë të lindurit në fund të gushtit ose shtatorit janë të bezdisshëm, acarues dhe dogmatik. Shumica e Virgjëreshave ndriçojnë falë mendjes së zgjuar të Mërkurit dhe ata shfaqin një bukuri verbuese, që është e vështirë t’i rezistosh. Sophia Loren, e shenjës së Virgjëreshës ,mund të jetë shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë që sapo thashë. Ju mund të hasni një person të kësaj shenjë, i cili mund të ketë qenë aq shumë i zënë me punë, sa që bëhet i pakujdesshëm për veshjen apo pamjen e tij/saj të jashtme. Kjo mund t’ju gënjejë, prandaj prisni edhe pak; herët ose vonë ju do të shihni atë të nxjerrë krehrin nga xhepi apo të rastin e femrës të lëshojë flokët dhe t’i valëvisë.

Edhe pse ëndërrojnë shumë pak ëndrra të pamundura, Virgjëreshat shpesh kanë një tipar kontradiktor që duken si ëndërrimtarë të vërtetë – sikur janë të mbështjellë me ylber dhe po qëndrojnë mbi re, ndërkohë që llogjika e ftohtë e mendjes së tyre refuzon të besojë në këto ëndrra.

Kur janë të mërzitur nga vulgariteti, budallallëku apo pakujdesia, njerëzit e shenjës së Virgjëreshës papritmas mund të bëhen të çuditshëm, nervoz dhe të acaruar. Por shumicën e kohës ata janë njerëz të butë dhe mjaft të këndshëm për t’i patur vërdallë, sidomos në dhoma me persona të sëmurë. Disa nga infermieret më të mira janë të lindura në këtë shenjë, plot empati dhe aftësi përkujdesjeje. Kur ju të keni dhimbje koke, miku juaj i shenjës së Virgjëreshës me shumë gjasa ka për të vrapuar për në farmacinë më të afërt për ju. Nëse ju ndodheni në shtëpinë e tij, ai nuk ka pse të shkojë, sepse ka shumë mundësi që të ketë një dollap të mbushur plot me ilaçe, si një farmaci në miniaturë.

Virgjëreshat që udhëtojnë shpesh, do të marrin një kuti me ilaçe me vete, kudo që të shkojnë. Ata mund të mbajnë një valixhe shtesë, vetëm për tableta dhe shishe me ilaçe. Nëse janë duke përdorur një markë të caktuar të sapunit ose shampos, do ta marrin edhe atë me vete gjithashtu. Do të ishte një fatkeqësi për ta, nëse ngecen në një qytet për disa ditë dhe aty nuk gjejnë produktin që përdorin rregullisht

Një person i shenjës së Virgjëreshës mund t’i kritikojë pohimet tuaja me argumenta tepër të drejtpërdrejta, aq sa t’ju acarojë, por nëse jeni në një situatë të vështirë, do t’ju ndihmojë me të vetmin motiv për t’ju shërbyer. Nëse puna në zyrë ka ngecur dhe e keni humbur shpresën për të arritur afatin e caktuar, një Virgjëreshë do të përveshë mënget dhe do t’i futet punës me dëshirë. Nuk është egoja që e bën atë t’i marrë përsipër gjërat kur është krijuar një situatë kaotike. Është vetëm mendja e rregullt e Mërkurit që nuk mund t’i durojë zvarritjet, detajet e lëna pas dore ose qëllimet e paqarta. Një Virgjëreshë madje mund t’i ketë rregulluar gjërat para se t’ju ketë pyetur, pa tendencë, sepse të sjellë rregullin në një situatë kaotike është diçka që i vjen së brendshmi

Ashtu si Peshorja, Virgjëresha është e shpejtë për të mohuar veset dhe të metat. Duken pothuajse të verbër ndaj gabimeve dhe duket se janë të paaftë për të parë dobësitë me aq qartësi sa sheh çdo gjë tjetër. Por e vërteta është se ai/ajo i sheh këto të meta dhe arrin t’i shohë deri në detajet më të imta, por nuk duron dot të dëgjojë që t’ia përmendin.

Ju do të jeni në gjendje të dalloni një person të Virgjëreshës në një dhomë të mbushur plot me njerëz pa problem fare – është i paaftë për të qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Pas një kohe, do të sillet dukshëm i shqetësuar dhe do të trokasë këmbën në dysheme ose do të ndryshojë karrige dhe do të shfaqë një ndjenjë të paqartë urgjence, sikur të jetë vonë për në një tjetër takim diku. Në të njëjtën kohë, shprehja e fytyrës do të portretizojë një qetësi të caktuar, tamam si një maskë.

Është e vështirë për të kuptuar pse Virgjëreshat ndonjëherë quhen egoist, sepse zakonisht gjejnë më shumë kënaqësi duke u shërbyer të tjerëve sesa të kënaqin ambiciet e tyre personale. Etiketimi “egoist” ndoshta lind nga aftësia që ka Virgjëresha për të thënë “Jo”. Kur e thotë e ka me gjithë mend. Mund të japë lirisht kohën dhe energjinë e vet, por brenda llogjikës dhe në mënyrë të arsyeshme. Kur kërkesa bëhet e tepruar, do të tërhiqet dhe do t’i bëjë të qarta vërejtjet, ndoshta shumë të qarta.

Virgjëreshat janë çuditërisht në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht çantës me ilaçe që marrin me vete në udhëtime (gjitmonë nëse nuk e ngarkojnë veten me shumë punë jashtë orarit, nëse nuk stresohen apo bien pre e pesimizmit). Ata kujdesen mirë për trupin e tyre dhe i japin rëndësi dietave ushqimore. Megjithatë, mund të ankohen për sëmundje të tilla si dhimbje stomaku apo urth, dhimbje kronike në zonën e zorrëve, dhimbje koke dhe probleme në këmbë. Shpesh mund të shqetësohen nga dhimbjet në shpatulla, krahë apo këmbë – problemet e artritit apo reumatizmes si dhe probleme me mëlçinë mund të jenë shkaktarët të ketyre shqetësimeve fizike. Por shqetësimi i Virgjëreshës për shëndetin do të parandalojë sëmundje më serioze. Shumë prej tyre janë vegjetarianë. Nëse jo, mund të jeni të sigurt se e dinë saktësisht se çfarë duhet të hanë dhe si duhet të jetë e gatuar. Me raste, mund të hasni ndonjë njeri të shenjës të Virgjëreshës të fiksuar me mikrobet – si për shembull të veshë doreza plastike ndërsa përzien gjellën apo të ziejë furçën e dhëmbëve çdo natë – por këto janë ekstreme. Megjithatë, edhe një njeri i zakonshëm i kësaj shenje do të sigurohet që t’i ketë larë duart përpara çdo vakti.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës i duan macet, zogjtë dhe krijesat e vogla dhe të pafuqishme. Ata gjithashtu janë tifozë të së vërtetës, saktësisë, ekonomisë, urtësinë dhe selektivitetit të matur. Ata e urrejnë ndjenjën e poshtërsisë, përtacisë dhe pakujdesisë. Ata kanë një natyrë praktike, janë selektivë dhe individualist të vërtetë, me perceptim të mprehtë, i cili i mban dëshirat e  qarta larg nga vulgariteti.

Guri i gjelbër i emeraldit dhe platini i pastër e plotësojnë dhe i sjellin fat. Por fati i mirë i Virgjëreshës do të ndiqet nga disa lloje vetmish dhe thirrja e detyrës është gjithmonë brenda zemrave të tyre të buta.

Mos harroni që pas buzëqeshjes së trishtuar te një Virgjëreshe, mund të fshihen një apo dy sekrete. Nën hijen e rëndë të Mërkurit, fshihet natyra tërheqëse e Virgjëreshës – me pastërtinë e mendimit dhe qëllimit, që simbolizohet nga lulja e zymbylit.

Virgjëresha ka mënyrën e saj sekrete, për ta bërë zemrën tuaj të kujtohet për të.

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook