Mix
Shenjat e Horoskopit që e kanë “tmerr” martesën
Martesa është një vendim që për shumë persona shpesh duket një ndër hapat më të vështirë.
Astrologët theksojnë se ekzistojnë dy shenja horoskopi që kanë të vështirë që të përballen me një marrëdhënie të tillë siç është martesa.
Binjakët
Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.
Shigjetari
Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.