Lidhu me ne

Radar

Dashnor Sula: Basha ka një bllok, mban shënim sjelljet dhe qëndrimet e deputetëve

Dashnor Sula: Basha ka një bllok, mban shënim sjelljet dhe

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka treguar detaje nga takimet e fundit me Lulzim Bashën, para se ai të jepte dorëheqjen.

I ftuar në ABC News, Sula u shpreh se Basha ka mbajtur shënim në një bllok gjatë gjithë kohës dhe nuk ka bërë debat me asnjë nga deputetët. Sipas tij, qëllimi i Bashës është ta mbajë atë bllok si një “provë”, për të treguar sjelljet dhe qëndrimet që ka pasur çdo deputet gjatë mbledhjeve.

Sula shprehet se Basha bllokun në fjalë, do t’ia dorëzojë kryetarit të përjetshëm në PD, duke theksuar se ka dy kopje të këtij blloku.

“Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë.  I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante. Janë dëshmitarë deputetët, u kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim. Këtë kam thënë. Më 12 mars kam folur 35 minuta në mbledhje dhe Basha vetëm shkruante dhe i mbajti shënime. Arsyeja se pse Basha ka mbajtur shënim në bllokun e tij, të gjitha fjalë nga data 7 mars deri në më 12 mars është që ai të jetë një bllok që do i dorëzohet kryetarit të përjetshëm të PD. Që të kuptojë se cilët janë sjelljet dhe qasjet të secilit deputet në mentalitetin e tyre kanë për të vazhduar grupin parlamentar. Ky bllok është që një kopje e ka zoti Basha dhe një kopje të jetë dorëzuar në një vend tjetër për të kuptuar çasjen dhe sjelljen të secilit deputete, se si  do të jetë gjendja tani në PD dhe Grupin Parlamentar. Unë e shoh të zymtë. Dhe deklarata që është unifikuar nuk është e vërtetë”, tha Sula.

MË TEPËR

Kryesore22 minuta më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix57 minuta më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix1 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar2 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix3 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix4 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore4 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore6 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar6 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook