Lidhu me ne

Mix

Beyonce rikthehet pas dy vitesh në Oscars 2022 me një performancë të jashtëzakonshme!

Mbrëmjen e kësaj të diele u zhvillua edicioni i 94-t i çmimeve Oscar 2022, ku triumfoi filmi “Coda”. Krahas tre prezantueseve, Wanda Sykes, Regina Hall e Amy Schumer, të shumtë ishin yjet e botës së kinemasë e të muzikës që u ngjitën në skenë.

Mbrëmja e madhe u hap me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës botërore, pikërisht me Beyonce. Venus dhe Serena Williams ishin prezantueset e para në skenë, të cilat prezantuan performancën e këngëtares 40-vjeçare.

Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga kandidati për “Filmin më të mirë”, “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson.

Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, gjithashtu u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe duke qëndruar përballë Beyonce-s për një pjesë të performancës.

Vetë Beyonce ishte e veshur me një fustan jeshil neon me pantallona të shkurtra dhe taka në ngjyrë të ngjashme. Ajo kishte vendosur si aksesorë një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj kishin veshje të përshtatura me këngëtaren.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix14 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix14 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix14 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix15 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar15 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix15 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix16 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix16 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook