Radar
Lufta në Ukrainë, Joe Biden bie në sondazhe
Presidenti amerikan Joe Biden ka një rënie në sondazhe që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Sipas NBC, Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka rënë në 40 për qind në sondazhe, me 55 për qind të amerikanëve që s’ia aprovojnë veprimet.
Sondazhi i kryer nga 18-22 mars dhe zbuloi se 7 nga 10 amerikanë kanë pak besim në aftësinë e Biden për të trajtuar konfliktin në Ukrainë.
8 nga 10 amerikanë besojnë se pushtimi i Rusisë do të rezultojë në çmime më të larta të karburanteve dhe mund të çojë në një luftë bërthamore.