Lidhu me ne

Mix

Kur filllon menopauza ? 10 mite rreth menopauzës që nuk duhet t’i besoni më

10 mite rreth menopauzës që nuk duhet t'i besoni më
Menopauza është pjesë e natyrshme dhe normale e jetës së çdo gruaje, ashtu si menstruacionet, që ndodh kur femrat fillojnë të plaken, më saktë kur ulen nivelet e estrogjenit.

Ekzistojnë disa mite rreth menopauzës që besohen në masë të gjerë, por që shkenca i ka hedhur poshtë.

1. Nëse keni afshe të nxehta, humbje të kujtesës ose shtoni peshë po përjetoni menopauzë.
Vetëm se disa gra mund të thonë se përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës jo domosdoshmërisht edhe ju do të përjetoni. Në fakt, afshe të nxehta ose simptoma të tjera të pakëndshme mund të ndodhin para menopauzës (perimenopauzë).
Menopauza nuk shkakton as shtim në peshë apo humbje të kujtesës.

2. Menopauza fillon gjithmonë në moshën 50 vjeçare.
Menopauzë mund të ndodhë edhe gjatë moshës 30 vjeçare, gjithçka varet nga medikamentet që mund të merrni, nëse pini duhan, operacione që mund të keni pasur apo nga gjenetika. Edhe pse mosha mesatare e menopauzës është 51 vjeç, gratë mund ta përjetojnë edhe në të 40 -at .

3. Nuk do të keni më dhimbje kur të hyni në menopauzë.
Pak para fillimit të menopauzës, mund të përjetoni dhimbje dhe ngërçe në zonën e legenit. Indet muskulore janë blloqet ndërtuese të mitrës dhe ato mund të ngjeshen dhe të shkaktojnë një përvojë irrituese, por gjithmonë mund të merrni një jastëk ngrohës për të lehtësuar dhimbjen. Nëse dhimbja është e padurueshme, atëherë këshillohet të shkoni te mjeku.

4. Nuk mund të mbeteni shtatzënë menjëherë para menopauzës.
Është e vërtetë që sa më shumë të rriteni, aq më pak ka gjasa që të mbeteni shtatzënë. Megjithatë, gratë ende ovulojnë menjëherë para menopauzës, kjo do të thotë se duhet të përdorni ende kontrolle lindje pasi të keni mbushur moshën 45 vjeç.

Duhet të jeni të kujdesshëm sepse mund të jetë e rrezikshme të mbeteni shtatzënë kur të jeni moshë e vjetër, veçanërisht për gratë që kanë sëmundje të caktuara.

5. Menopauza është sëmundje.
Menopauza nuk është sëmundje, është vetëm një kapitull i jetës siç është puberteti. Është fillimi i gjysmës së dytë të jetës suaj dhe duhet parë pozitivisht.

6. Nëse keni humbur disa perioda, jeni në menopauzë.
Duhet një vit pa perioda për të qenë të sigurtë se keni hyrë në menopauzë, kështu që thjesht prisni ciklin ose përdorni kontrollin e lindjes për të shmangur shtatzëninë. Përgjatë 12 muajve, nëse një muaj ju kani ardhur menstruacionet, por keni humbur disa gjatë atij viti, atëherë nuk mund të jeni i sigurt nëse jeni futur në menopauzë.

7. Simptomat e menopauzës zgjasin përgjithmonë.
Kur arrini menopauzën, nivelet e estrogjenit bien dhe kur kjo ndodh duhet kohë që trupi të mësohet me të, sepse gjithçka ndodh ngadalë – dhe simptomat zgjasin, por absolutisht jo përgjithmonë.

Në përgjithësi, simptomat janë më shqetësuese në fillim, në dy vitet e para. Ato mund të zgjasin rreth 4 vjet e gjysmë pas menstruacioneve të fundit dhe maksimumi 7 vjet. Por ashtu si çdo gjë në jetë, çdo person është i ndryshëm dhe për disa mund të zgjasin më pak kohë.

8. Menopauza shkakton depresion.
Ekziston një ndryshim i madh midis depresionit klinik dhe ndryshimeve të humorit si rezultat i menopauzës. Depresioni klinik është një çrregullim dhe ka nevojë për trajtim, ndërsa një humor depresiv është, kur vazhdimisht jeni të ndikuar nga rreh ndjenjat e trishtimit.

Nëse luhatjet e humorit janë të vazhdueshme, është e rëndësishme ta merrni seriozisht këtë çështje dhe të konsultoheni me një mjek për ndihmë.

9. Është tepër vonë për t’u bërë të shëndetshëm nëse jeni futur në menopauzë.
Është gjithmonë e rëndësishme të përpiqeni të jeni të shëndetshëm në çdo moshë. Për ta bërë këtë, është prioritet që të merrni shumë vitaminë D dhe kalcium, të zvogëloni përdorimin e substancave dhe pirjen e duhanit dhe të siguroheni që shëndeti juaj mendor dhe emocional të jetë i mirë.

10. Terapia e zëvendësimit të hormoneve shkakton sëmundje të zemrës dhe kancer të gjirit.
Një nga arsyet kryesore që gratë janë kundër terapisë së zëvendësimit të hormoneve është sepse besojnë se mund të shkaktojë kancer gjiri, sëmundje të zemrës ose goditje në tru.

Megjithatë, një studim i kryer tregoi se gratë mbi 60 vjeç kanë përfituar shumë nga terapia e zëvendësimit të hormoneve dhe gratë që nuk e marrin këtë terapi para moshës 60 kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook