Lidhu me ne

Kioske

Berisha si fakt politik, dhe Alibeaj si “japonezi” dhe “amerikani” i fundit në ishullin e PD

Berisha si fakt politik, dhe Alibeaj si “japonezi” dhe

Alfred LelaPolitiko.al

Pak qindra metra më tej, thuajse 9 vjet më parë, pas humbjes rrënuese të zgjedhjeve të 2013, Sali Berisha dha dorëheqjen. Ai e kishte udhëhequr Shqipërinë dhe forcën e tij politike përmes 2 mandatesh qeveritare, të paktën i pari i shkëlqyer, ndërsa i dyti plot me kundrathënie dhe mbrapshti. Dorëheqja nuk do të mbahet mend dhe aq për lotët e Erla Mëhillit, por do të kujtohet për kaosin që futi në kampin demokrat mungesa. Pasardhësi, i piketuar në fakt prej tij, nuk u ngrit dot as mbi profilin, as kujtimin dhe as hijen e z. Berisha. Ai mbeti kështu dështimi i fundit në politikë i ish-kryeministrit, kur pritej të ishte e kundërta, suksesi.

Por, Berisha ka ardhur, me sa duket, edhe njëherë për t’u përballur, si me dështimin ashtu dhe me veten. Një vendim gjykate e ka futur edhe njëherë Sali Berishën në selinë e partisë, të cilën nuk e mori dot më 8 janar. Ky, me sa duket, është fati politik i Sali Berishës: aty ku dështon me forcë, ia del me paqe.

Ky duhet të jetë mësimi i radhës për të, në një jetë e cila nuk ka dhe aq nevojë për to, me aq fitore dhe rrëzime sa ç’është e tija. Leksioni më i madh, sigurisht, vjen për ata pak “japonezë”, që kanë mbetur në ishullin e humbur të selisë së PD, të cilët nuk e dinë se lufta ka mbaruar.

Pengesat dhe vonesat që përfaqëson z. Alibeaj, më shumë se rezistencë e veshur me jurisprudencë janë një hendek që ai hedh mes opozitarizmit dhe Ramës. Sa më gjatë ai, dhe një grusht funksionarësh në PD, të mbahen te institucionalizmi, një koncept shterpë, kur artikulohet nga pakica përkundër shumicës, aq më vonë përballja kalon nga oborri i opozitës në atë të qeverisë.

Heqja e blindimit të partisë është një hap i parë, por duhet tashmë që edhe qepeni mental të ulet mbi faktin se të paktët kanë të drejtën e diskurit, por jo të përcaktimit të kursit. Ky ngulmim për të hapur kursin dhe nxitur aksionin është mbetja e fundit e bashizmit në PD, përfaqësuar aq qesharakshëm nga epitoma ‘nuk kam humbur asnjë garë’.

Enkelejd Aliebajt nuk i falet që vazhdon një betejë të humbur që e ka degdisur gjeneralin e saj të parë, ndërkohë që arsyet, mosarsyet, domeni dhe gjithçka lidhet me betejën, kanë rënë bashkë me komandantin.

Enkelejd Alibeaj duket si Ramiz Alia që do të vazhdojë veprën e Enver Hoxhës, ndërkohë që terreni ku do të trupëzohet vepra (Shqipëria në atë rast dhe PD në këtë rast) e ka lënë pas këtë vepër dhe madje kërkon të çlirohet prej saj.

Konceptimi i bashkimit si luftë dëshmon se uniteti është një parullë për të fshehur inatet e vjetra, ambicjet e reja apo ndonjë dozë miopie politike. Edhe vetë fakti se kërkohet ankimimi i vendimit të gjykatës e dëshmon këtë. Ndërkohë e kundërta duhej bërë, dhe shfrytëzuar si një rast i mirë për ta hapur rrugën, pa u dorëzuar, por me fisnikëri. Një term që vetë kryetari i komanduar i PD përmendi, duke përshkruar shtrëngimin e duarve me Berishën dhe përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit. Iluzioni se Basha e njohu ilegjitimitetin, jo vetëm të vetes por edhe rrymës që kryesonte në PD dhe iku, por nënkryetari i tij e sheh veten si legjitim, është mizanskena e fundit komike në PD.

Do të bjerë edhe ajo, por sa më shpejt më mirë, për hir të personazheve dhe zhvillimeve.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook