Lidhu me ne

Radar

“Qeveria e ekzaltuar në Dubai”/ Kryemadhi: Më erdhi një video…

“Qeveria e ekzaltuar në Dubai”/ Kryemadhi: Më erdhiMonika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit ngritur shqetësimin për situatën e çmimeve në vend. Kryemadhi tha se 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik, ndërsa sipas saj paketa e rezistencës së ndërmarrë nga qeveria nuk mjafton.

Kryetarja e LSI tha para deputetëve se i ka mbërritur një video me ministrat e qeverisë në Dubai, ku siç thekson ajo në fytyrat e tyre nuk shihej dhimbja për luftën apo krizën.

“Të gjitha këto duhet t’ja dimë për nder lartmadhërisë tonë, Zeusit. Është shumë korrekte kur lemë një kohë të limituar për paketën e furnellës së rezistencës. Por nuk mund të zgjidhë dot hallet e shqiptarëve. Produktet e shportës janë rritur me 30%, buka me 20 lekë. Kemi krijuar një bord për naftën, i qan lartmadhëria bordet.

Realisht mbi 40%e popullsisë jeton në minimumin jetik. Një nga koleget më parë përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por ajo që po kuptojmë sot jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë efekt te qytetarë, por janë kthyer në një pastrim parash të jashtëzakonshme, sidomos rindërtimi.

Do të dëshiroja të flisnin pafundësisht se pak më parë më erdhi një video nga Dubai që ishte vizita e qeverisë sonë të famshme. Nuk shikoja dhimbjen e luftës së Ukrainës apo të çmimeve. Shikoja një ekzaltim të jashtëzakonshëm. Shumë mirë se s’ka gjë të keqe, por për moral politik do të ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët.

Jam e bindur se qytetarët e kuptojmë shumë mirë kur u themi kemi bërë gabim dhe na falni sesa t’i mashtrojmë dhe të vazhdojmë të gënjejmë”, deklaroi Kryemadhi.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar7 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix7 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore8 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook