Lidhu me ne

Mix

Habiten italianët, bregdeti i Puglias mbushet plot shishe me turshitë shqiptare (FOTOT)

Shishe plastike plot me turshi janë gjetur ditët e fundit në bregdetin italian. Kjo gjetje e pazakontë që ka habitur italianët është bërë në brigjet e Puglias, dhe këto shishe duket se vijnë pikërisht nga Shqipëria.

Faqja Archaeoplastic në “Facebook” publikoi të hënën fotot e këtyre shisheve, një projekt i krijuar me qëllim pastrimin e plazheve dhe katalogimin e mbetjeve plastike në një muze online për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen detare.

Shishet në fjalë përmbajnë ullinj, patëllxhanë dhe perime të tjera të konservuara me ujë dhe kripë. Por çfarë bëjnë ato në plazhet italiane? Përgjigjen e keni më poshtë.

“Përgjigja e këtyre gjetjeve lidhet me zakonin shqiptar të mbajtjes së perimeve të prera në feta, apo edhe të plota brenda shisheve plastike së bashku me ujë dhe kripë për t’i ngrënë gjatë gjithë vitit.

Një shpjegim ndryshe na vjen nga një skulptor shqiptar. Duket se këto preparate perimesh, të quajtura ‘turshi’, përgatiten në shishe plastike për t’u shitur nga zonjat e fshatit dhe shiten në tregjet lokale apo në cepat e rrugëve. Mallrat e pashitura ose të sekuestruara nga shitësit ambulantë hidhen duke u shndërruar në mbeturina të cilat, si shumë mbetje të tjera, më pas do të përfundojnë në det.”- është shpjegimi që bën faqja Archaeoplastic, e cila ka publikuar fotot të cilat më pas janë bërë virale në rrjetet sociale por edhe në mediet italiane.

Kjo faqe bën më pas propozimin e një “shkëmbimi kulturor” përmes detit mes vendeve fqinje.

“Në këtë pikë, pas shisheve shqiptare në formën e ariut, shpresojmë që të lindë një grup shkëmbimi kulturor trans-adriatik me temë plastikën. Me siguri gjatë stuhive të sirokut do të mbërrijë shumë materiale nga Italia si në brigjet shqiptare ashtu edhe në ato kroate e greke. Do të ishte interesante të dokumentohej situata në plazhet e tyre. Ndërkohë, na tregoni nëse edhe ju në dimër e gjeni këtë lloj shishe plot me perime dhe perime të prera në plazhet e Adriatikut.

Për momentin konstatohet prania e tyre nga Bari në Leçe në anën e Adriatikut.”- përfundon postimi.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix18 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix18 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix18 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix18 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix18 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix19 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar19 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar19 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix19 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook