Aktualitet
Vazhdon maskarada: Rama nxjerr deputetët si inspektorë çmimesh
Pas shfaqjes së ofruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministret e kabinetit të tij, të cilët u shfaqën në biznese të ndryshme si inspektorë çmimesh, nga nesër ky rol do të jetë i detyrueshëm dhe për deputetët socialistë.
Lajmi bëhet me dije pas mbledhjes të grupit të PS-së, ku Rama duket se ka lënë porosi që deputetët të dalin në terren, edhe pse kjo nuk bën pjesë në kompetencat e tyre ligjore.
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se pas seancës së nesërme në Kuvend, deputetët socialistë do të shpërndahen në terren, sipas zonave elektorale që ata mbulojnë.
“Natyrshëm që mbledhja e grupit të PS diskutoi në lidhje me zbatimin e paketës së rezistencës, ne do të miratojmë aktet normative përkatëse. Edhe deputetët e PS-së do t’i bashkohen kolegëve ministra, për të verifikuar në terren masat e marra nga qeveria, për çmimet, me qëllim të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi, që të fitojnë në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Pas seancës së Kuvendit gjatë ditës së nesërme, të gjithë deputetët do të shpërndahen në terren, për të mbikëqyrur masat e paketës së rezistencës sociale,” tha Balla.