Mix
SHTATZANIA JAVË PAS JAVE, KËSHILLA. (NGA JAVA 6 DERI JAVËN 13)
Keshilla shtatzania java 6 deri java 13
Urime! Sapo keni mësuar se jeni shtatzenë! E tejmbushur me emocione por dhe e frikësuar sepse nuk e di cfarë të pret ne jemi ketu për të ndihmuar gjatë këtyre 40 javëve të rëndësishme. Për të mësuar më shumë mbi cdo zhvillim që ndodh gjatë këtyre javeve por edhe për të kutpuar më shumë se çpo ndodh me ju ne kemi përmbledhur disa informacione nga burimet më të rëndësishme në botë sic janë BABYCENTER, Parents, What to Excpect etj. Këto janë këshillat për shtatyanin nga java 6 deri java 13
Ky është një udhëtim i paharrueshem…shijoje mami!
JAVA 6
Zhvillimi i bebit:
Hunda, goja dhe veshet që do përkedhelesh pas 8 muajsh po fillojnë të marrin forme. Nëse do mund të shihje brënda uturusit tënd, do të shihje një kokë të madhe dhe pika të errëta atje ku do të jënë sytë dhe hundët që po fillojnë të formohen. Bebi duket pak i çuditshëm por mos u frikëso çdo gjë do marri formë. Veshët janë të shënuara me gropa të vogla anash kokës, këmbët dhe duart nga gropa të zmadhura. Zemra e bebit tënd rreh nga 100-160 herë në minutë pothuajse dy herë më shpejtë se e jotja, dhe gjaku sapo ka filluar të qarkullojë në trupin e tij. Organet e brëndshme kanë nisur të zhvillohen. Tani bebi jotë ka madhësinë e një monedhe apo një kokërr thjerrëze.
Si po ndryshon jeta jote?
Mund të duket sikur po ke filluar të kesh dy personalitete-herë ndihesh ne humor e herë e merëzitur. Edhe pse pak e çuditshme (sidomos nese je person që e quan vetën gjithnjë në kontroll, harroje tani) ajo që ti po kalon është shumë normale. Emocione të vrullshme shkaktohen nga luhatja e hormoneve. Jeta jote po përgatitet të ndryshoj. Kush nuk do të emocionohej për këtë?
Për tu pasur parasysh: mund të keni pak pika gjaku, kjo është e zakonshme në fillimet e shtazënisë, dhe prek shumë gra. Mund të ndodhi në shumë shtatzani, por duhet të jeni në kontakt me doktorin tuaj pasi mund të jenë dhe shënja dështimi.
JAVA 7
Si po rritet bebi?
Lajme të mëdha këtë jave ! Gjymtyret si duart dhe këmbët e bebit po zhvillohen edhe përse tani gishtat janë akoma të pandara. Teknikisht bebi akoma konsiderohet embrion dhe ka një bisht të vogël i cili është vazhdim i shtyllës kurrizore. Ky bisht do të zhduket brënda disa javëve, nuk do i qëndroj gjithnje! Bebi ka dyfishuar masën e vet këtë jave dhe tashmë ka masën e një boronice. Të dyja hemisferat e trurit të bebit po rriten, ndërkohë mushkria po prodhon qeliza të kuqe të gjakut.
Si po të ndryshon jeta?
Mitra është dyfishuar në këto pesë javët e fundit dhe ushqimi mund të duket si detyrë, kjo falë përzierjes që ju shoqëron kurdo (nqs nuk keni përzierje jeni me fat !)
Mund të ju bëhet urina pak më shpesh se zakonisht, kjo falë volumit të gjakut si dhe lëngjeve të tepërta që po prodhohet nga veshka juaj. (Tani ti ke 10% më shumë gjak seç kishe përpara shtatzanisë dhë deri në fund do të keni 40-45% më shumë). Me rritjen e mitrës, presioni në fshikëz do t’ju detyrojë të shkoni shumë me shpesh në tualet.
Gjysma e grave që kanë përzierje gjatë trimestrit të parë do të gjejnë lehtësi sapo të arrijnë 14 javë. Ndërkohë vajtja në tualet do vi vetëm duke u rritur!
Tani është koha e duhur për të lënë takim me doktorin për të marrë këshillat e para dhe vitaminat që do të ju shoqërojnë gjatë gjithë shtatzanisë!
Këshillë: Si të përgatitetni për takimin e parë me doktorin?
Shkruani në një letër të gjitha pyetjet që këni dhe pyeteni doktorin .
Informoni doktorin për ilacet që jeni duke konsumuar aktualisht.
Shëno në kalendarin tuaj ditën e fundit të përiodave, kjo pyetje do jetë e para nga doktori juaj,dhe do të ndihmojë në parashikimin e ardhjes së bebit! Mos shkoni vetëm, merrni me vete bashkëshortin ose një person të afërt për të përjetuar viziten e parë , por edhe për t’ju kujtuar cfarë tha doktori .
JAVA 8
Si po rritet bebi?
Bebi po fillon të zhvillojë gishta të duarve dhe këmbëve , edhe pse nuk kanë formen akoma, sytë i ka të mbyllura, dhe bishti është duke u zhdukur. Në trurin e tij, qelizat nervore janë dëgësuar për tu bashkuar me njëra-tjetren duke krijuar degëzime. Ti mund të jesh duke ëndërruar për një vajzë osë djalë por organi gjenital nuk është formuar akoma. Sot bebi ka masën e një fasuleje dhe është vazhdimisht në levizje, edhe pse ju nuk e ndieni akoma.
Si po ju ndryshon jeta?
Mund të jesh duke ndjerë që recipetat ju duken pak të ngushta, së shpejti do duhet ti ndryshoni. Rritja e nivelit të hormoneve shkaktojnë rritje të gjoksit dhe ndryshime të tjera për tu përgatitur për qumshtin. Gjatë shtatzanisë mund të keni zmadhim të gjoksit, kështu që mos u çudisni nëse rriteni një numër ose dy, sidomos nëse është bebi i parë.
Java 9:
Si po rritet bebi juaj:
Banori i ri në trupin tuaj është afërsisht në masën e një kokërr rrushi. Ajo po fillon të duket më shumë si njeri! Organet kryesore të trupit do të kalojnë shumë zhvillime në muajt e ardhshëm. Zemra e bebit tuaj ka përfunduar së u ndari në katër dhoma, dhe valvulat kanë filluar të formohen. “Bishti” është zhdukur plotësisht, organet, muskujt dhe nervat kanë ndezur motorin. Organi gjenital janë aty por të padallueshme për edhe disa javë. Sytë janë të formuar por nuk do të hapen deri 27 javë. Placenta është zhvilluar mjaftueshëm për të marrë rolin e saj jetësor. Tani që fizologjia e bebit është në vënd vjen koha për të marrë peshë.
Si po të ndryshon jeta?
–Edhe perse mund të mos dukesh shtatëzënë, beli po ju fillon të zmadhohet. Ti ndihesh shtatzene por nuk dukesh dhe aq, keshtu qe sekreti mund të vazhdon të mbahet lehtësisht. (Shumë e ruajnë sekretin deri sa të arrijnë muajin e tretë, ku shancet e dështimit janë reduktuar). Jo vetëm që përzierja dhe simptomat e tjera fizike kanë filluar për shumë femra.
Luhatjet e humorit janë të zakonshme tani, dhe mjaft normale të ndihesh dhe emocionuar dhe e tmerruar për ndryshimin e rolit tënd. Ji e butë me veten! Gjatë trimestrit të dytë do të jeni shumë rehat me veten tuaj.
“Unë prita përfundimit e trimestirt të parë për të informuar shefin tim. Isha e qetë që bebi ishte në gjëndje të mirë dhe duhej të nisja të përgatisja jetën për ardhjen e bebit”
JAVA 10
Si po rritet bebi?
Bebi juaj mund të ketë masën e një kumbulle. Ka përfunduar pjesën më kritike të zhvillimit të tij. Kjo faze quhet fillimi i periudhës së fetusit, kur organet zhvillohen me hapa të shpejtë. Ai po pi lëngje dhe po godet fuqishëm. Organet jetësore përfshirë mushkritë, truri, dhe veshka po prodhojnë qeliza të kuqe gjaku dhe po fillojnë të funksionojnë, edhe pse do vazhdojnë të zhvillohen gjatë shtatzanisë.
Nëse do mund të shihje brënda do shihje thonjë të vegjel që po formohen te gishtat e duarve dhe këmbëve. Gjymturët e bebit mund të përthyehen tani.
Si po të ndryshon jeta?
Në vizitën e ardhshme ju do mund ti dëgjoni rrahjet e zemrës se bebit tuaj përmes pajisjes Dopler të cilën doktori e vendos për t’ju bërë eko. Rrahjet e zemrës mund t’ju ngjasojnë me vrapin e një kali dhe dëgjimi për herë të parë mund t’ju emocionojë pafund.
Përpara se të ngelje shtatzënë, mitra jotë ka qënë në madhësinë e një dardhe të vogël. Nga kjo javë është sa një bistak rrush. Mund të jesh gati ose jo që tani për veshje të reja. Në qoftë se nuk ka ndryshime të mëdha sigurohu qe veshjet tuaja mos të jenë shumë të ngushta por të rehatshme.
Sipas studimeve të fundit, stërvitja e kujdeshme gjatë gjithë shtatzanisë ju ndihmon si p.sh noti apo ecja përgjatë 9 muajve. Stërvitja ju ndihmon për peshën e re qe do të merrni,stresin e lindjes si dhe ardhjes në forme pas lindjes.
“Përzierja ime e mëngjesit , më saktë ishte në darkë . Nuk mund të haja asgje, e ndërkohë ndihesha shumë e uritur. U desh të ndryshojë vaktet e mia mengjesit tepër të bollshëm dhe darke tepër të lehtë.”-Susan
JAVA 11:
Si po rritet bebi?
Bebi juaj ka masën e një fiku dhe pothuajse i formuar. Duart do të fillojnë të hapen dhe të formojnë një grusht, mishrat e dhëmbëve po duken si dhe po i forcohen kockat. Bebi është i zënë duke goditur e shtriqur dhe lëvizjet janë aq të lehta sa mund t’ju ngjasojë me baletin. Këto levizje do të behen me të shpeshta me rritjen e trupit dhe më të zhvilluara dhe funksionale. Ju nuk do ti ndjeni këto akrobaci edhe për një ose dy muaj kur do të filloni të ndjeni dhe kur e ka zënë lemza!
Si po të ndryshon jeta:
Nëse jeni si shumica e grave mund të jeni duke rifituar energjinë tani pasi përzierja është në zhdukje. Por, fatkeqsisht mund të jeni duke vuajtur nga kapsllëku (shkaktuar nga ndryshimet hormonale) dhe urthi (sërisht hormone mes stomakut). Thjesht kujtohu që gjithë këto parehatësira janë për një kauzë të mirë.
Mos u shqtëso nëse përzierja ja u ka bërë të vështirë të ushqeheni me shumë variacionë, apo nëse nuk keni shtuar në peshe, uria do të ju kthehet shumë shpejt.
JAVA 12
Si po rritet bebi juaj:
Zhvillimet më dramatike gjatë kësaj jave janë: Reflekset ! Gishtat duarve te bebit tuaj do të fillojnë të hapen e mbyllen, ndërkohë që këmbët do të përthyhen, sytë do të ushtrojnë muskujt e tyre dhe goja do të fillojë të imitojë thithjen. Në fakt nese ti prek barkun bebi do të përpëlitet si reagim, edhe pse ti nuk mund ta ndjesh. Tashme veshka do të fillojë të prodhojë urinë. Ndërkohë që qelizat nervore po shumfishohen shpejtë në trurin e bebit tuaj. Fytyra ngjason njerëzore. Sytë kanë lëvizur nga anash dhe kanë ardhur në fillim të kokës, veshët janë aty ku duhet të jënë. Bebi juaj është sa një limë.
Si po ju ndryshon jeta?
Mitra juaj është rritur aq sa doktori mund të ndjej lehtësisht duke iu prekur. Ti mund të kesh filluar të përdorësh disa veshje shtatzanie sidomos nëse kjo nuk është shtatzania e parë. Por edhë nëse nuk je gati për veshje të reja, e ke vënë re se nuk mund ti veshesh më ato xhinset e ngushta. Mund të kesh filluar të ndjesh urth, një ndjesi djegje, shumica e femrave e kanë urthin gjatë shtazanisë së parë, mos u shqetëso.
JAVA 13
Si po rritet bebi juaj?
Shënjat e gishtrinjëve po formohen në gishtat e bebit, venat dhe organet janë lëhtesisht të dallueshme dhe trupi po fillon të kapë ritmet e zhvillimit të kokës. Nëse do të keni një vajzë ajo tani ka më shumë se 2 million vezë në ovaritë e saj. Bebi juaj ka masen e një bizeleje.
Si po të ndryshon jeta?
Kjo është java e fundit e trimestrit të parë, dhe shanset për një dështim janë ulur ndjeshëm. Java e ardhshme shënon fillimin e trimestrit të dytë, fazë që njihet si ‘’mjalti’’ dhe rehatia pasi shumë nga shqetësimet zhduken. Lajme të mira : Shumë femra dallojnë rikthim të dëshirës për marrëdhënie seksuale. Lindja është akoma disa muaj larg, por gjoksi juaj mund të ketë nisur të prodhojë qumshtin e parë « kulloshtra » , i cili është tepër i pasur me vitamina dhe do të jetë ushqimi thelbësor i bebit për disa ditë pas lindjes para ardhjes së qumshtit.