Lidhu me ne

Mix

Pse sëmuremi më shumë gjatë pranverës?

Kur ju shfaqen simptomat e para në pranverë, është e vështirë të daloni nëse është grip/ftohje apo alergji.

“Alergjitë dhe një sëmundje, të dyja aktivizojnë sismtemin imunitar , për t’iu përgjigjur një substance të huaj, për të mbrojtur trupin”, shprehet DR. Sanjev Jain, mjeke e certifikuar.

“Kur sistemi imunitar është “aktivizuar”, alergjitë dhe një infeksion mund t’ju japing të njëjtat simptoma, rrjedhje hundësh, kolitje etj. Të dyja mund të përzihen bashkë dhe të pengojnë dhe gjumin nomrla.”

Por cili është ndryshimi midis të paturit alergji dhe një sëmundjeje?

Dallimi më i madh mes të dyjave është se ju nuk mund t’ja jepni askujt alergjitë tuaja, por mund t’ia “ngjisni” dikujt ftohjen.

“Alergjitë nuk janë ngjitëse dhe, megjithëse janë të bezdishme, zakonisht janë të padëmshme. Nga ana tjetër, shumica e viruseve dhe sëmundjeve të baktereve janë ngjitëse.

Për të zbuluar cilën keni, kushtojini vëmendje disa simptomave kryesore.

“Nëse keni temperaturë ose nyje limfatike të fryra ka të ngjarë të jetë infeksion. Duhet të shihni dhe periudhën në të cilën shfaqen simptomat. Alergjitë vijnë në të njëjtën kohë çdo vit dhe përkeqësohen kur ekspozoheni nda një alergjeni (për shembull: kur jeni në një park përreth një bari të sapoprerë, ose të ekspozuar ndaj një qeni, maceje.

Kushtojini vëmendje edhe kohëzgjatjes së simptomave. Alergjitë do zgjasin për disa muaj, ndërsa infeksionet e sipërme të frymëmarjes zakonisht nuk qëndrojnë për më shumë se një javë ose dy.

Nëse keni kruarje ose lotim të syve, mukus të pastër, hundë të lëngshme për më shumë se një javë dhe simptomat tuaja janë të qëndrueshme çdo ditë, ka të ngjarë të keni të bëni me alergji. Simptomat e alergjisë në përgjithësi qëndrojnë të njëjta, ndërsa simptomat e ftohjes priren të intensifikohen dhe të arrijnë kulmin para se të zbuten përfundimisht.

A mund t’ju ??sëmurin alergjitë?

Kur irrituesit hyjnë në rrugët tuaja të hundës, quajeni “sezon të hapur” për viruset e ftohjes. Ju prodhoni më shumë mukozë, sinuset tuaja mbushen dhe bllokohen me lëngje, duke krijuar një mjedis ideal për viruse dhe baktere që vendosen dhe shkaktojnë infeksione. Çdo “stresues” në trup që aktivizon sistemin imunitar mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të vërteta.

Simptomat e alergjisë së patrajtuar mund të krijojnë stres të vazhdueshëm në trup, gjë që bën që sistemi imunitar t’i japë përparësi luftimit të alergjenit të huaj, në vend që të njohë dhe të luftojë viruset dhe bakteret që hyjnë në trup. Me fjalë të tjera, alergjitë e largojnë trupin nga “armiqtë e vërtetë” – viruse dhe baktere që mund t’ju bëjnë të sëmureni, gjë që mund t’ju bëjë shumë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të një sëmundjeje aktuale.

Disa këshilla të shpejta nga mjekët: Pini shumë ujë, lani duart, flini mirë dhe mjaftueshëm. Për çdo shqetësim, konsultohuni me mjekun tuaj.

Burimi: Bustle

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix6 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix6 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix6 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix6 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix12 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske12 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix13 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix13 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix13 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook