Mix
PO PËRPIQESH TË NGELESH SHTATZËNË? JA 12 KËSHILLA
Dëshira për të patur fëmijë të shëndetshëm mund t’i inkurajojë disa femra të marrin vendime më të shëndetshme për stilin e tyre të jetesës gjatë periudhës që po tentojnë për një shtatzani. Ato bëhën më të ndërgjegjshme mbi ushqimin, pijet , dhe ilaçet që po konsumojnë dhe gjejnë pak kohë për ushtrime fizike.
Për të optimizuar fertilitetin e femrave, një hap i parë i rëndësishëm është të kujdeseni më mirë për trupin tuaj. Po çfarë mund të bëjmë tjetër?
1.Fillo mbaj shënim frekuencat e ciklit menstrual
Një femër që dëshiron të tentojë për të pasur një fëmijë duhet të fillojë të monitorojë ciklin e saj menstrual duke rregjistruar sa ditë vjen cikli, dhe çfarë quan të rregullt. Cikli i saj mund të jetë i çrregullt duke pasur ndryshime nga muaji në muaj. Duke e monitoruar këtë dhe regjistruar në një kalendar ajo mund të parashikoj kur mund të jetë periudha e ovulimit. Veza e një femre është fertile vetëm për 12-24 orë pas lëshimit të saj ndërkohë që sperma e një mashkulli mund të rrijë në trupin e një femre deri në 6 ditë thotë Planned Parenthood.
2.Monitoro Ovulimin
Femrat me cikël të rregull përgjithësisht ovulojnë dy javë përpara ardhjes së ciklit menstrual. Por për femrat me cikël të çregullt parashikimi i ovulimit bëhët më i vështirë dhe ndodh zakonisht nga 12-16 ditë përpara periodave të saj.
Ka disa metoda sesi mund të ndihmojnë për të përcaktuar ditët më fertile të muajit. Ka dhe disa aplikacione mjaft të thjeshta që duke regjistruar periodat të tregojnë dhe kalendarin e posaçëm për ju me ditët e fertilitetit.
Disa shenja të tjera janë temperatura bazë e trupit ku çdo mëngjes përpara se të çoheni nga shtrati matni temperaturën dhe regjistrojeni atë për të paktën 3 cikle menstruale. Pas kësaj përiudhe temperature zakonisht rritet 0.3 grade Celsius. Një grua është më fertile gjatë dy deri në tre ditë kur ka një rritje të temperaturës thotë Mayo Clinic.
3.Gjatë periudhës së fertilizimit kryeni marrëdhënie sekuale një ditë po një ditë jo
“Dritarja e fertilitetit’’ zgjat për një periudhë 6 ditore, pese ditë përpara ovulimit dhe ditën e ovulimit. Këto janë ditët që një femër është më shumë fertile. Studimet kanë treguar se kryerja e marrëdhënieve seksuale që ka më shumë probabilitet të rezultojë në shtatzani ndodh 2 ditë përpara ovulimit.
Ka shumë idera që qarkullojnë dhe gojëdhëna mbi konceptimin si p.sh nuk ka asnje provë se pozicioni që ju përdorni gjatë marrëdhënies ka ndikim, apo të rrini shtrirë për disa minuta pas marrëdhënies por nuk ka vërtetësi mbi to.
4.Kontrolloni peshën
Të jeni mbipeshë redukton ndjeshëm probabilitetin e të ngelurit shtatzanë por e njëjta gjë mund të thuhet nëse jeni tepër të dobët. Studimet kanë treguar se një femër mbipeshë (indeksi i masës së trupit njohur ndryshe si BMI është më i madh se 35) mund ta ketë dy herë më vështirë për të ngelur shttaznë. Një grua që është nën peshë (masa e saj BMI është më e vogël së 19) mund ti duhet deri në 4 herë më e vështirë për të ngelur shtatzënë.
Të kesh më shumë yndyrë në trup prodhon ekstrogjen në një masë të eksagjëruar duke ndikuar te ovulimi.
5.Fillo konsumo acid folik
Rekomandohet që gratë që po tentojnë për një shtatzani të fillojnë të marrin një vitaminë shtatzanie përpara se të ngelin shtatzënë. Në këtë mënyrë një grua gjen vitaminën më të përshtatshme për të dhe e vazhdon dhe gjatë periudhës së shtatzanisë.
Një tjetër mundësi është të merrni një tablet multi vitamin por që përmban minimalisht 400mcg acid folik dhe vitamin B që janë të rëndësishme për të parandaluar difektet në qafën dhe trurin e bebit.
Qëndra për Kontrollin dhe Paranadalimin e sëmundjeve i rekomandon femrave të konsumojnë 400mcg acid folik çdo ditë për të paktën një muaj përpara shtatzaniësë për të parandaluar difetet e lindjes.
Të filloni me acidin folik është një ide e mirë pasi tubi neutral që zhvillohet në tru dhe shtyllën kurrizore do 3-4 javë përpara konceptimit, kohë gjatë të cilës shumë gra nuk janë në dijeni që kanë ngelur shtatzënë.
6.Ushqehu shëndetshëm
Edhe pse ka pafund dieta që dëgjoni lart e poshtë, të ushqeheni me variacione të ushqimeve të shëndetshme e ndihmon femrën të përgatis trupin për një shtatzani duke i dhënë asaj calcium, proteina dhe hekur. Kjo do të thotë të konsumoni fruta dhe perime, proteina, drithra, dhe bulmet.
Përtej marrjes së acidid folik ju mund të merrni vitamin B nga ushqime me ngjyrë të gjëlbërt të errët si perimet brokoli, dhe nga fruta si portokalli apo konsumimi i lëngut të portokallit. Kur po përpiqeni për një shtatzani kujdes me nivelin e merkurit në peshkun që konsumoni.
Gjithashtu kujdes me kafeinën: të konsumoni më shumë se 500 miligram kafeinë në ditë ka treguar së ndikon në fertilitetin e femrës. Të pish 1 deri në 2 kafe në ditë nuk ndikon te fertiliteti.
7.Kujdes me ushtrimet e sforcuara
Të jesh fizikisht aktive në shumicën e ditëve të javës e ndihmon trupin e një femre për kërkesat e vështira të shtatzanisë dhe lindjes. Por teprim në ushtrime apo sfrocime ndikon në ovulim.
Doktorët shohin shumë ngacmime të ciklit menstrual tek ato femra që ushtrohen përtej masës dhe i kanë sugjeruar të reduktojnë ushtrimet nëse duan të ngelin shtatazënë.
8.Mos harro moshën
Me vjetërsinë ulen dhe fertiliteti pasi vezorët kalojnë ndryshime të lidhura me moshën dhe
Ka një reduktim në sasi dhe kualitet të vezëve. Një moshë më e lartë në shtatzani rrit gjithashtu potencialin për problem shëndetsore që ndikojnë te fertiliteti. Ka një ulje të fertilitetit në femra në fillimin e moshës 30 vjeçare dhe një ulje drastike pas moshës 37 vjeçare. Kjo do të thotë se e kanë më të vështirë për të ngelur shtatzënë.
9.Duhet të lini duhanin
Pirja e duhanit mund të shkaktojë problem në fertilitet si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Kimikatet gjetur në duhan si nikotina dhe monoksidi i karbonit përshpejton humbjen e vezëve te femrat thotë Shoqëria Amerikanë për Mjeksinë e Riprodhimit. Pirja e duhuanit i vjetërson vezorët e një femre dhe ndikon në sasinë e vezëve thotë Mayo Clinic.
Gjithashtu është një ide e mirë t’i qëndroni larg vendeve ku konsumohet duhani.
10.Larg nga alkoli
Është me e sigurt për një femër t’i qëndrojë larg alkoolit gjatë periudhës që po tenton për të ngelur shtatzënë. Një femër duhet të ndalojë së konsumuari alkon nëse ajo ndalon së përdoruri kontraceptivët për të ngelur shtatznë.
Por një studim i 2017 tregoi se ½ e femrave në SHBA konsumojnë alkool gjatë periudhës që po tentojnë për shtatzani apo herët në shtatzani kur nuk janë në dijeni se kanë ngelur shtatzanë.
Të pini alkool me reduktim 1-2 gota në ditë apo në nivele të larta më shumë se 2 gota në ditë ndikon duke e vështirësuar mundësinë për të ngelur shtatzanë thotë Universiteti Amerikan për Obstetër dhe Gjinekolog.
Sapo një femër ka ngelur shtatzënë alkol nuk duhet konsumuar.
11.Krijo një ambient të përshtatshëm pune dhe shtëpie
Ekspozimi frektuent ndaj pesticideve përdorura në bimë apo ndotësve dhe kimikateve mund të ndikojnë në fertilitetin e femrave. Merrni hapa për të minimizuar ekspozimin duke mbrojtur fytyrën me anë të përdorimit të një maske, duke përdorur doreza, size etj. Gjithashtu një aspekt i rëndësishëm është menaxhimi i stresit. Fakti që po tentoni për një shtatzani është majftueshëm e stresueshme për shumë çifte. Gjeni metoda për të menaxhuar stresin përmes ushtrimeve, teknikave të meditimit apo bisedave me miqtë.
12.Kërko ndihmë
Si meshkujt dhe femrat duhet të konsiderojnë të bëjnë një analizë fertiliteti nëse gruaja është 35vjeç osë më shumë e nuk ka ngelur shtatzënë pas 6 muajve që po tenton.
Gjithashtu rekomandohet që të lini takim me një specialist nëse jeni nën moshën 35vjeç dhe keni 1vit që tentoni për një shtatazani .