Mix
Fisnik Syla thumbon keq Fjolla Morinën/ “Veç ora ime bën sa…”

Ndarja e Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë. Historia e tyre e dashurisë u bë publike në një moment shumë të vështirë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila kishte probleme me drejtësinë pasi u kap në kufi me armë.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në Maldives dhe vetëm pas pak kohësh marrëdhënia e tyre mori fund.
Ishte vetë biznesmeni Fisnik Syla, i cili konfirmoi se ishte ndarë nga këngëtarja Fjolla Morina duke thënë se është i lumtur dhe vetëm.
Ndërsa këngëtarja e thumboi në një intervistë ku u shpreh “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”.
Duket se çifti nuk kanë një raport të mirë pas ndarjes pasi biznesmeni ka publikuar së fundi një video ku tregon orën e tij të shtrenjtë dhe krahas shkruan: Veç sa ora jem bon sa krejt karriera e dikujt.

Ky është nënkuptuar si një thumb i drejtëpërdrejtë nga Fisniku për Fjollën.