Lidhu me ne

Mix

7 super ushqimet e osteoporozës

Ushqimet e pasura në kalcium dhe vitaminë D janë shumë të mira për densitetin e kockave. Këto të dyja janë thelbësore kur bëhet fjalë për kockat, por gjithashtu shumë luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe vitamina C, kaliumi dhe magnezi. Kjo është arsyeja pse një dietë që parandalon konsumimin e kockave duhet të jetë e balancuar në fruta dhe perime të freskëta si dhe proteina që derivojnë nga mishi i bardhë.

Disa ushqime janë më të mira se disa të tjera në këtë drejtim, prandaj do t’ju prezantojmë me 7 supezgjedhje për të parandaluar dhe menaxhuar osteoporozën. Është mirë që këtë sëmundje ta merrni seriozisht pasi simptomat e saj nuk janë të dhimbshme dhe si rezultat rritet risku për thyerje kockash, çka duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar dhe lënë pas një sërë infeksionesh sistemime.

1.Perimet me gjethe jeshile

Ne mendojmë se bulmeti është i vetmi burim kalciumi që kemi në dispozicion, por në të vërtetë kalciumi mund të gjendet tek shumë lloje perimesh. Perimet me gjethe jeshile të errët si lakra kale, lakra kineze, spinaqi, pazia etj, janë shumë të pasura në kalcium. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të mira të vitaminës K e cila redukton riskun e osteoporozës.

2.Patatet

Përveç kalciumit dhe vitaminës D, shumë kritike për shëndetin e kockave janë edhe magnezi e kaliumi. Dhe çfarë është më e rëndësishme, këta nutrientë veprojnë së bashku për të mbrojtur kockat. Deficenca e magnezit për shembull, mund të prishë balancën e vitaminës D. Kaliumi nga ana tjetër, mund të neutralizojë acidet në trup duke lejuar kalciumin të shkojë në kockat tuaja.

Por patatet e ëmbla dhe patatet e bardha janë burime të pasura të magnezit dhe kaliumit. Vetëm sigurohuni t’i piqni ose t’i zieni dhe jo t’i skuqni në vaj, në mënyrë që të ruani vlerat shëndetësore.

3.Agrumet

Të gjithë e dimë që agrumet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Megjithatë mund të mos e dini që vitamina C luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e konsumimit të kockave.  Kjo është arsyeja pse vitamina C është e nevojshme për zhvillimin e kolagjenit, pjesa fibroze e kockave dhe kërceve. Megjithatë, studimet kanë treguar se suplementet e vitaminës C janë më efektive tek meshkujt. Por kjo nuk do të thotë të mos hani agrume vetëm sepse jeni femër, pasi vitamina C luan rol thelbësor në shumë gjëra të tjera.

4.Peshku

Shumë lloje të peshqve të yndyrshëm ofrojnë sasi të larta të vitaminës D e cila ndihmon trupin të përdorë kalciumin. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë gjithashtu për mirëqenien e kyçeve dhe shëndetit kardiovaskular.

Salmoni për shembull është një burim i mirë i kalciumit. Por edhe sardelet e toni nuk mbeten pas, prandaj zgjidhni një dietë sa më të pasur me peshk.

5.Bajamet

Jo vetëm që janë të pasura me kalcium dhe kalium, por janë gjithashtu shumë të volitshme për t’u integruar në dietën tuaj. Ato mund të konsumohen si vakt i ndërmjetëm, mund t’ju shtohen sallatave, ose mund të konsumohen në formën e gjalpit të bajameve për  të lyer bukën.

6.Melasa

Zëvendësimi i sheqerit të bardhë të rafinuar me ëmbëlsues natyral duhet bërë sa më shpesh të jetë e mundur tek pacientët me oseteoporozë pasi dihet tashmë që sheqeri dobëson kockat. Melasa nga ana tjetër është një ëmbëlsues natyral që përmban kalcium.

7.Ushqime të ‘fortifikuara’ në kalcium

Llojet bimore të qumështit, lëngu i portokallit, drithërat dhe disa lloje bukësh janë shumë të pasura me kalcium dhe vitaminë D. Kështu që edhe nëse nuk e hani bulmetin ose jeni veganë, keni mundësi të merrni vitaminat e duhura për të ruajtur densitetin e kockave. Këto ushqime duhet t’i merrni sidomos në dimër kur nuk dilni shpesh jashtë dhe nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D.

Humbja e masës dhe densitetit kockor i bën kockat shumë të predispozuara ndaj thyerjes, por fatmirësisht me anë të një diete të mirë mund të mbrojmë kockat nga thyerja, por edhe t’i ‘riparojmë’ ato.

MË TEPËR

Radar1 min më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore4 minuta më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix17 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix17 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix17 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix17 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar18 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix18 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike18 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Facebook