Lidhu me ne

Radar

Justin Trudeau arrin marrëveshjen që do e mbajë në pushtet deri në vitin 2025


Qeveria e pakicës liberale e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka arritur një marrëveshje me Partinë e Re Demokratike (NDP) për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2025.

Në këmbim, liberalët do të mbështesin NDP-në e majtë në disa nga prioritetet kryesore të kësaj force politike në parlament.

Trudeau tha të martën se ai beson se kjo marrëveshje do të sigurojë “stabilitet” për kanadezët.

Ky veprim megjithatë sipas BBC-së është kritikuar ashpër nga Partia Konservatore e Kanadasë.

Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Trudeau tha se marrëveshja, fillon sot dhe do të vazhdojë deri në fund të parlamentit aktual të Kanadasë në 2025.

“Kjo do të thotë se gjatë kësaj kohe të pasigurt, qeveria mund të funksionojë me parashikueshmëri dhe stabilitet, të paraqesë dhe zbatojë buxhete dhe të bëjë gjërat për kanadezët.”– tha ai sipas BBC-së.

Marrëveshja ndryshon nga një koalicion, ku partitë ndajnë pushtetin. Në vend të kësaj, Liberalët, të cilët nuk arritën të fitojnë shumicën në dy zgjedhjet e kaluara do të vazhdojnë të qeverisin si pakicë, por me garanci se PHD do t’i mbështesë ata në votëbesimin.

Ndërsa Trudeau parashikoi se të dy palët do të vazhdonin të mos pajtoheshin në disa fusha, ai tha se ata kishin identifikuar disa fusha kyçe të politikave në të cilat ata ndajnë objektiva të ngjashëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, strehimin dhe mjedisin.

“Këto janë gjëra që përshtaten brenda universit tonë të prioriteteve, por janë të lehta për të ecur përpara në një mënyrë konstruktive që siguron që, në një gamë të gjerë çështjesh, arlamenti duhet të fokusohet në ofrimin e kanadezëve.”- shtoi ai.

Liderja e Partisë Konservatore të Kanadasë, e kritikoi marrëveshjen si një “përpjekje e pahijshme e Trudeau për të mbajtur pushtetin”.

“Ky është pak më shumë se socializëm i prapambetur”- tha ajo në një deklaratë. “Kjo është një përpjekje NDP-Liberale ndaj qeverisë me shantazh. Ndërtimi i kombit zëvendësohet me blerjen e votave; marrëveshjet sekrete mbi debatin parlamentar; dhe oportunizmi mbi llogaridhënien.”

Jagmeet Singh pritet t’i drejtohet mediave më vonë të martën.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook