Mix
Dy muaj pasi e solli në jetë, Kylie Jenner i ndërron emrin djalit
Kylie Jenner po ndryshon emrin e vogëlushit pasi u njoh dhe ka kaluar kohë me të voglin e saj. Manjatja e kozmetikës, 24 vjeçe, postoi një njoftim në Instagram Stories duke zbuluar se djali i saj, i lindur muajin e kaluar, nuk do të quhet më “Wolf” (që në shqip do të thotë “ujk”).
“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf,” shkroi Kylie, duke iu referuar fëmijës së saj të dytë me partnerin Travis Scott.
“Ne me të vërtetë nuk ndihemi sikur është ai. Thjesht doja të ndaja këtë lajm me ju sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo,” shtoi ajo, së bashku me një emoji duarsh lutjeje.