Lidhu me ne

Radar

Neritan Sejamini: Nëntë vitet e Bashës, kohë e humbur për Shqipërinë!

"U krijua mentaliteti i ardhjes në pushtet qyl"/ Sejamini:Neritan Sejamini dhe Lulzim Basha

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike. 

Sejamini tha se qëndrimi i Bashës 9 vjet kryetar i PD, pa asnjë fitore, është tipar i vendeve afrikane dhe jo i vendeve perëndimore. 

Sejamini tha se largimi i Bashës, theu mitin se në pushtet mund të vish edhe “qyl”, pra duke mos bërë asgjë dhe duke pritur që kundërshtari të bjerë vetë. 

“Basha ka ndejtur shumë gjatë. Jetëgjatësi të tilla pa ardhur asnjë ditë në pushtet, janë tipike të vendeve afrikane. Nuk ndodh në vende perëndimore. Basha theu një mit, të cilin e kishin kthyer në ligjësi, që mjaft të mbash partinë se pushteti do të bjerë në prehër. Ideja ka qenë le të mos bëjmë asgjë, se pushteti bie vetë pas dy palë zgjedhjeve.
Filluan edhe legjenda që Rama do ta lërë vetë se është mërzitur. Ishte krijuar mentaliteti i ardhjes në pushtet qyl.

Ka qenë kohë dhe mundësi e humbur jo vetëm për PD, që mund të ishte bërë partia e parë moderne, por ka qenë kohë e humbur edhe për Shqipërinë. Mjafton të shohësh pushtetin e Ramës, pushtet grabitqar. Ky pushtet ka ardhur për shkak të dobësisë së opozitës.

Si shoqëri, problemi kryesor që kemi, nuk kemi asnjë lloj kontrolli mbi pushtetin e zotit Rama, që kontrollon të gjithë Shqipërinë, ekonominë, median. Ky është konkluzioni.

Basha nuk kuptoi një gjë në vitin 2013, duhet të transformonte partinë në mënyrë rrënjësore. Zgjodhi të imitojë zotin Berisha, me idenë që pushteti do të vijë vetë”, tha Sejamini. 

MË TEPËR

Temporal18 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar19 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike21 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet21 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske22 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar22 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar22 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar22 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook