Kryesore
Rritja e çmimeve në stratosferë/ Rama show me inspektime terreni me ministren që i bëri shqiparët e pasur me 140 euro
Pas ngritjes së Bordit të Administrimit të çmimeve të ushqimeve bazë, kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryen një kontroll në një nga marketet e largjes.
Gjatë vizitës mbikëqyrëse, Rama u shpreh se e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm. Sipas kreut të qeverisë, marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.
Ndërkohë që pas kërkesave të përsëritura të protestuesve në të gjithë vendin kreu i qeverisë nuk ka pranuar të ulë taksat. Por ka krijuar nje bord çmimesh që të kujton kohën e zëzë të diktatuarës ku gjithçka e vendoste partia.
“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Rama.
Postimi i Edi Ramës:
Vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit.