Radar
Rama rikthen kohët e diktaturës/ Historiani Kastriot Dervishi: Kur Enveri inspektonte dyqanet për racionim

Historiani Kastriot Dervishi përmes një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar inspektimin e Ramës në supermarkete për rritjen e çmimeve. Dervishi thotë se Rama ka kthyer komunizmin duke e krahasuar atë me diktatorin Enver Hoxha.
Krahas statusit ka publikuar dhe një foto të diktatorit gjatë një inspektimi në bazën e tregtimit popullor në lidhje me procesion e racionimit.
“Gjatë një inspektimi në bazën e tregtimit popullor në lidhje me procesin e racionimit dhe përdorimit me nikoqirllëk të burimeve të brendshme, në mënyrë që të ishin të përgatitur në çdo situatë e për t’i bërë ballë armikut të brendshëm e atij të jashtëm.“-shkruan Dervishi
