Lidhu me ne

Radar

Deputeti i PD Luçiano Boçi: Me 140 € s’je i varfër, po i vrarë! Koha e Zeusve ka perënduar

Deputeti i PD thumbon ministret e Ramës: Me 140 € s’je i

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka ironizuar dy ministret e qeverisë Rama, ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe ministren e Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

Ibrahimaj deklaroi në studion e “Opinion” disa ditë më parë se një shqiptar me 130-140 euro në muaj nuk mund të konsiderohet i varfër. Boçi shkruan në Facebook, se më një pagë të tillë nuk quhesh i varfër, por ‘i vrarë’.

Boçi thekson se me aq para maksimumi që një shqiptar mund të blerë, është varfëria dhe mjerimi.

“Është një lloj kufiri monetar midis jetës dhe vdekjes të vendosur nga Zeusi i ministreshës së sipërmarrjes. Një gjendje ku je i vrarë, po ende je në udhëtimin drejt kalljes, pa u konsideruar zyrtarisht nga shteti si i vdekur. Me aq para mund të blesh e shumta e shumta varfërinë e mjerimin. Sepse në shtetin tonë ku në zyrat qeveritare sundon luksi, mjerimi kushton. As ai nuk është falas”, shkruan Boçi.

Ndërsa ministrja Bilali deklaroi se “Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do e perifrazoja nuk është akoma Zeusi por është në rrugën e duhur”.

“As kur merr 139, as më pak sepse ke frikë se i humbet dhe ato pika të mëshirës Zeusiane, që ushqejnë disa gojë dhe njëherazi nuk ke as mundësi të ecësh përpara e të luftosh për më shumë. Zeusi përsërit sundimin. Me 140 € votuesi i thjeshtë përsërit vrasjen, vetëvrasjen, ardhmëvrasjen. Prandaj ju që jeni në Olimp e ushqeheni me nektar dhe visheni me ar, kursejani së paku cinizmin atyre që marrin 140 € në muaj. Koha e idhujtarisë ka vdekur. Koha e Zeusëve ka perënduar!”, përfundon Boçi.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook