Radar
Neritan Sejamini ironizon deputetët e Bashës: Argëtuese të shikosh zbutjen e trimëreshave dhe trimave epikë
Deputetët demokratë i kërkuan Lulzim Bashës të japë dorëheqjen dhe të bëjë një haptas për t’i lënë vendin bashkimit me pjesën tjetër të opozitës. Mes tyre janë edhe ‘të besuarit’ që dikur ishin mbështetës fanatikë të Bashës.
Gazetari Neritan Sejamini ka ironizuar mbështetësit e Bashës që sot i janë kthyer kundër dhe i kërkojnë të lirojë karrigen kryetarit. Në Facebook, Sejamini shkruan se dikur “ata dhe ato” flisnin me një fjalor luftarak pa harrur të përmendnin Amerikën.
Teksa theksin e ve mbi bashkimi që demokratët kërkojnë me ‘Rithemelimin’, Sejamini shkruan se “ka vlerë argëtuese të shohësh zbutjen e trimëreshave dhe trimave epikë”.
Postimi i plotë:
Kur mendonin se ishin të fortë, ato dhe ata ishin arrogantë, me fjalor luftarak, që nuk jepeshin para parimeve—një në tre fjalë e kishin “Amerika, Amerika”, flisnin për kohë të mbaruara, për shikim përpara.
Pasi u rrahën, tani janë të qetë, të mendueshëm, të dashur—një në tre fjalë e kanë “bashkim, bashkim”, flasin për hapa pas, flasin që janë gati të jepen kokë e këmbë.
Ka vlerë argëtuese të shikosh zbutjen e trimëreshave dhe trimave epikë—se kjo histori nuk ka ndonjë vlerë tjetër dhe zbutja e tyre nuk është bërë për ndonjë