Radar
“Luli të ulë qepenat e tij politikë”/ Ylli Manjani “shuplakë”, kryetarit të shkarkuar
Ylli Manjani, ish Ministër i Drejtësisë nën siglën e LSI-së ka komentuar debatet në PD, në lidhje me pozicionin e kryetarit.
Sipas tij,ish kryeministri Sali Berisha, është kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk ka nevojë për debat.
“Sali Berisha është themelues dhe lider i demokratëve. Nëse ai do të jetë kryetar i PD, ai është kryetar. Zgjedhjet për kryetar në këto kushte janë muhabet kot, sepse Berisha është.
Zgjedhjet kanë kuptim për të gjithë të tjerët, jo përballë Berishës. S’ka kuptim.
Ai i mëshon argumentit se nuk ka më kuptim debati kush është kryetari dhe as do kandidojë apo jo Berisha, se është vërtetë muhabet kot.
“Ai është. Të shpresojmë që PD të hapet dhe të reformohet realisht shpejt. Përndryshe, le të mbyllë qepenin sa më parë, bashkë me qepenin politik të Lulit”, shkruan më tej Manjani.