Kryesore
Arjan Çani: Më shumë se kujtdo tjetër, Rama ia ka frikën Berishës

Gazetari Arjan Çani thotë se më shumë se kujtdo tjetër në opozitë, kryeministri i frikësohet Berishës.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e fundit treguan forcën e Berishës.
Ne sot është e thjeshtë të flasim për rikthimin e Berishës. Ai nuk po rikthehet, këtu ka qenë. Luli ka qenë atje që ai thjesht të qetësohej pas humbjes. 6 marsi na e vërtetoi këtë. Ajo është partia e Berishës.
Ai është më i vjetër në moshë, por është këtu sërish pasi e kryqëzuan. Mendoj se Edi Rama ka më shumë frikë atë se cilindo tjetër.