Lidhu me ne

Mix

Bisedat që çdo çift duhet të bëjë para martesës

Të mendoni  se e njihni partnerin tuaj si gishtat e dorës dhe njohja e partnerit tuaj vërtetë si gishtat e dorës janë dy gjëra shumë të ndryshme. Një çift mund tëketë shumë vite bashkë dhe sërish disa tema të nxehta debati të mos i kenë prekur, apo të mos kenë përjetuar disa eksperienca që forcojnë apo shkatërrojnë lidhjen. Çështjet e mëposhtme mund të mos jenë gjithmonë të këndshme për t’u folur, por kjo është arsyeja përse ato janë aq të rëndësishme për t’u diskutuar.

Ato janë çështje reale për jetën reale Të lidhësh kurorë me një person do të thotë t’i qëndrosh besnikë gjithë jetën e ta pranosh në të mirë e në të keq. Por para se ta merrni këtë hap a i njihni të gjitha të metat e defektet e personit që doni?  Pra, para se dikush të vendosë një unazë në gishtin tuaj dhe ju ta pranoni pa e menduar dy herë,  sigurohuni që të jeni përfshirë në biseda të sinqerta, konstruktive dhe reale në lidhje me këto tema thelbësore. Dhe nëse kjo nuk do të tingëllonte shumë romantike për ju, thjesht mendoni se sa shumë më thellë do të njiheni me njëri-tjetrin duke ndarë të mirat dhe të këqijat tuaja.

Paratë

Askujt nuk i pëlqen të flasë për paratë apo zakonet financiare, por ja qe duhet. Sa kursimatarë jeni ? Nëse do jetonit bashkë, si do i ndanit paratë, si do i menaxhonit? Si ju pëlqen t’i shpenzoni paratë? Sa borxh keni vërtet? Janë disa nga pyetjet që duhet t’u bëni e t’u përgjigjeni dhe vetë para se të ndërmerrni një hap të tillë.

Fëmijë

Pas muajit të mjaltit dhe vitit të tretë të martesës,pasioni nuk do të jetë më si më parë! Të paktën kështu thonë terapistët e çifteve dhe të seksit. Do e gjeni veten të ulur në kolltukë me celularin në duar, pa folur asnjë fjalë për orë të tëra. Kjo gjendje njihet si humnera e rutinës, kur çifti ndjen se duhet të hedhin një hap tjetër në lidhje ! Ndoshta mund të jetë koha për një fëmijë! POR sa të sigurtë jeni që partneri në krahë e do një fëmijë? Po sikur njëri prej jush mos të mundej, do e merrnit parasysh mundësinë e adoptimit? Po fertilizimin invitro?  Përsëri, pyetjet e errëta, të pakëndshme, të cilat shpesh rezultojnë më të rëndësishmet.

Feja/besimi/traditat

Besimi është shpesh (megjithëse jo gjithmonë) një gur themeli i bashkimit të një çifti. Por, feja do të jetë një çështje veçanërisht e rëndësishme për t’u kapërcyer nëse ju vini  nga prejardhje të ndryshme fetare. Secili ka sistemet e veta të besimit, zakonet e njohura dhe traditat familjare. Kjo mund të jetë një temë e nxehtë, por duhet të siguroheni që jeni në të njëjtën faqe për ndërtimin e një jete së bashku, duke ngritur një familje brenda kontekstit të besimeve tuaja të përbashkëta ose përkatëse.

Qëllimet e karrierës

Nëse keni punuar fort për të arritur aty ku jeni dhe papritur partneri ju thotë që dëshiron të hiqni dorë,  atëherë është një këmbanë alarmi! Partneri duhet t;ju motivojë, t’ju nxisë dhe të ndihet krenarë për arritjet e tua. Nëse ndjeni se ai po ju shtyp që në fillimet e lidhjes atëherë në të ardhmen ççfarëdo të thotë ai?

Seksi

Jeta seksuale është një nga shtyllat themelore të jetës në çift, ndaj jini të hapur ndaj kësaj teme. Flisni rreth asaj çfarë prisni nga partneri, dëshirat tuaja e jo vetëm. 

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix2 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar3 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar4 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix4 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore5 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix5 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Facebook