Lidhu me ne

Radar

Këshilli i Europës i vë AFAT shtetit SHQIPTAR të DËMSHPËRBLEJË sa më parë “Pallatin e BASHËS”: Mbi tre vite që s’kryhet pagesa, ka dhe kamatë vonese (VENDIMI)

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës i bën thirrje qeverisë shqiptare të dëmshpërblejë pronarët e kompleksit “Jon” të shembur në vitin 2013 gjatë ndërtimit të Lungormares në Vlorë, që njihet nga publiku i gjerë edhe si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur lidhur me mos-ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që e detyron shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej mbi 13 milionë euro ndaj pronarëve të pallatit të shembur në Vlorë, Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i kryedemokratit Lulzim Basha.

Në mbledhje është shprehur shqetësimi për mos-nisjen e pagesave të dëmshpërblimit prej më shumë se 3 vite e gjysmë që prej dhënies së vendimit. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës deklaron i ka kërkuar autoriteteve shqiptare “të sigurojnë pagesën e plotë të shpërblimit të drejtë, me kamatë vonese, pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të informojnë Komisionin për çdo masë konkrete të ndërmarrë në këtë drejtim deri më 15 qershor 2022”.

Në Çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, thuhet se autoritetet shqiptare vendosën shembjen e pallatit, për të cilin pati akuza se ishte ndërtuar duke zgjeruar tokën në det, ndonëse kishte një vendim të përkohshëm të Gjykatës që ndalonte shembjen.

Në mbledhjen e Komitetit të Ministrave eruopianë është vendosur që “pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve të ngritura nga ky aktgjykim dhe pengesat e hasura në pagesën e dëmshpërblimit, të vazhdojë shqyrtimin e kësaj çështjeje sipas procedurës së zgjeruar; dhe fton autoritetet të dorëzojnë informacion mbi çështjet në lidhje me masat individuale dei më 15 qershor 2022 dhe deri më 30 shtator 2022 për pjesën e mbetur, dhe vendosi të rifillojë shqyrtimin e këtij rasti jo më vonë se mbledhjen e DH-së në mars 2023”.

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës është i përbërë nga ministrat apo zëvendës ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të cilët mbikqyrin zbatimin e vendimeve të GjEDNJ.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook